E rrihte burri/ Vetëhelmohet 34-vjeçarja në Poliçan, niset me urgjencë drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Kombinat”, në Poliçan. Një 34-vjeçare, nënën e 2 fëmijëve, ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi të madhe pesticidesh.

Shkaku që dyshohet se ka çuar 34-vjeçaren me iniciale F.I. drejt aktit të rëndë ka qenë dhuna e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Mësohet se për shkak të dhunës në familje, gruaja ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. Burime të besueshme kanë konfirmuar se grindjet dhe dhuna në familjen e shtetases F.I. kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumë raste edhe në sy të dy fëmijëve të vegjël.

Burime bëjnë me dije se gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, të cilët kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë.

34-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rëndë mjekët e kanë transportuar me urgjencë drejt Tiranës./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

Lajme të tjera

Web TV