Traditat më të çuditshme të dasmave në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka disa tradita martese apo festa beqarie dhe që janë të njohura dhe praktikuar gjerësisht në të gjithë botën. Por, gjithashtu ka dhe disa rituale që i praktikojnë vetëm njerëzit e vendeve apo kulturave të veçanta. Bright Side ka renditur disa tradita të çuditshme të dasmave nga disa vende të ndryshme.

1. Një traditë e vjetër e dasmave në kulturën gjermane është dhe “kurorëzimi” duke prerë një trung me një sharrë. Ky akt tregon aftësinë e çiftit të martuar për të punuar së bashku dhe për të kapërcyer pengesat që mund të ndodhin në martesën e tyre.

2. Në fisin Nuer në Sudan, dhëndri mund të martohet nëse paguan me një numër të caktuar bagëtish. Dasma kryhet plotësisht vetëm kur gruaja lind 2 fëmijë. Nëse gruaja ka vetëm një fëmijë, burri mund të kërkojë divorc. Por, nëse burri vdes, vëllai i tij duhet të bëhet burri i vejushës së re.

3. Pas një ceremonie martesore në Guatemalë, një tjetër rit mbahet në shtëpinë e burrit. Nëna e burrit përshëndet çiftin e martuar duke thyer një enë të bardhë të mbushur me oriz, miell dhe kokrra për të përfaqësuar bollëkun.

4. Në Rumani dhe disa vende të tjera të Evropës, para ceremonisë së dasmës bëhet një lojë. Nusja “rrëmbehet” nga familja apo miqtë, dhe dhëndri duhet ta shpëtojë atë duke paguar një shumë të caktuar me para ose të bëjë gjeste romantike.

5. Një nuse nga grupi etnik Tujia në Kinë duhet të qajë një orë çdo ditë për një muaj para dasmës së saj. 10 ditë pasi nusja fillon të qajë, nëna e saj i bashkohet, ndjekur më pas nga gjyshja. Deri në fund të muajit, çdo femër e familjes duhet të qajë së bashku me nusen. Ky rit ka tendencë të tregojë gëzimin dhe lumturinë.

Lexo edhe :  Horoskopi i ditës së shtunë, 17 maj 2025

6. Riti i quajtur Mehendi në Indi është një festë shumëngjyrëshe e mbajtur një natë para dasmës nga gratë e familjes së nuses. Një artist profesionist ose i afërm bën “tatuazhe” me kana në duart dhe këmbët e nuses dhe grave të tjera të familjes. Këto modele simbolizojnë gëzimin dhe bukurinë. Kjo traditë është e njohur në shumë vende të tjera të Azisë.

7. Gjatë festës së martesës në Rusi, prindërit e nuses dhe dhëndrit e përshëndesin çiftin me bukë me kripë. Është një traditë që nënkupton mikpritjen, dhe të dy duhet të hanë një copë bukë me kripë dhe t’ja japin njëri-tjetrin. Pas kësaj, çdo mysafir do të marrë një pjesë të bukës së dasmës të quajtur karavai, shkruan Abc.

8. Vajzat në Massai të Kenias zakonisht martohen me burra shumë më të vjetër se vetja. Në ceremoninë e dasmës, babai ose vëllai i nuses pështyjnë mbi kokën e saj si një bekim.

9. Fisi Tidong në ishullin Borneo që ndodhet mes Indonezisë dhe Malajzisë, ndjek një traditë të lashtë që ndalon çiftet të përdorin banjën për 3 ditë dhe 3 net pas dasmës. Kjo është arsyeja pse nusja dhe dhëndri u jepen sasi shumë të vogla të ushqimit dhe pijeve gjatë një ceremonie martese. Sipas tyre, kryerja e këtij riti tregon një martesë të gjatë dhe të lumtur dhe nëse nuk zbatohet sjell fat të keq.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

 

 

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV