7 milionë njerëz për librin “Guiness”, ja çfarë po ndodh në Indi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humaira Yusuf është një ndër studentet e mjekësisë në Kashmir që shpresojnë të ulen në Testin Kombëtar të Kualifikimit I cili zgjedh studentët për kurse mjekësore universitare në Indi. Planet e saj, megjithatë, janë përballur me një pengesë serioze.

“Mbyllja e internetit është një pengesë e madhe për ne studentët. Nëse do të kisha nevojë për informacion në ndonjë kapitull, do të më duhej të shikoja leksione video-je në YouTube, atëherë do më duhej të telefonoja vëllain tim në Mumbai sa herë që dëshiroja të kisha një informacion të caktuar në internet,” -ka thënë studentja Humaira Yusuf.

Më 4 gusht 2019, shteti i Jammu-së dhe Kashmir-it u ndërprenë nga pjesa tjetër e botës. Për të parandaluar trazirat, qeveria pezulloi të gjitha komunikimet, duke përfshirë linjat fikse, telefonat mobil dhe televizionin kabllor. Edhe pse ato u rikthyen më pas, interneti mbeti i bllokuar.

Më shumë se shtatë milion njerëz në Kashmir janë jashtë linje. Ky shtet mund të hyjë në librin e Rekordeve Botërore të Guinness për periudhen më të gjatë të bllokimit të internetit.

Ka pasur gjithsej 178 mbyllje të imponuara nga qeveria në Kashmir; gjatë kryengritjes së vitit 2016, kur shpërthyen në Kashmir protestat e dhunshme anti-Indi, interneti u mbyll për 133 ditë. Mbyllja e tanishme prej 156 ditësh ka vendosur një rekord të ri global.

Kjo ka sjelle probleme në ekonominë e Kashmirit. Turizmi dhe tregtia elektronike kanë qenë goditjet më të këqija. Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kashmir, rajoni ka humbur rreth 2.4 bilion dollarë.

“Unë i dërgoja klientëve të mi në New Delhi foto në “whatsapp” të produkteve”, ka thënë Adil Ahmad, një biznesmen që merret me artizanat. “Por tani për shkak të bllokadës së internetit, ne nuk jemi në gjendje të komunikojmë. Ne kemi pësuar një humbje të madhe këtë vit.

Lexo edhe :  U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Qeveria indiane e ka cilësuar mbylljen e internetit si një masë mbrojtëse për të ndaluar komunikimin midis grupeve militante. “Ata nuk duan që bota e jashtme të dijë se çfarë ndodh në Kashmir,” ka thënë Suhail Rather, një studiues indian.

“Ata na kanë torturuar, duke vrarë dhe rrëmbyer djem të rinj që nga vitet 1990. Ata duan të tregojnë narrativën e tyre në kanalet indiane. Në momentin që interneti të rindizet, media dixhitale do të përmbytet me video të shtypjes që ushtria indiane u ka shkaktuar banorëve lokalë. ”

Shumë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare i kanë kërkuar Indisë që të përfundojë bllokadën e komunikimit në Kashmir. “Mbyllja e rrjetit të internetit dhe telekomunikacionit, është në kundërshtim me normat themelore të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit.” Deri më tani, autoritetet indiane kanë qënë të shurdhra ndaj këtyre paralajmërimeve – dhe duket se nuk ka gjasa që të fillojnë të dëgjojnë./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi. The Indipendent

Të fundit

Lajmi i fundit: Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një 61-vjeçar, shtetasi Piro Prroni është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër. Përmes...

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali Berisha, duke përdorur metaforën e...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Lajme të tjera

Web TV