Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më të mëdha nga të rinjtë për ngacmimin kibernetik.

“Tirana vazhdon që të jetë qyteti në të cilin ka më shumë çështje dhe problematika të krimeve dhe ngacmimeve online. Ajo që na ka bërë përshtypje për 2023 ka qenë qyteti i Kuçovës, i cili renditet si qyteti i dytë me më shumë raportime, të shqetësimeve online”, thotë Borjana Dine, nga Platforma Kombëtare për Internet të Sigurtë.

E teksa ngacmimet online po kthehen në një fenomen shqetësues në rritje, bullizmi po përhapet gjithnjë e më shumë. 1/3 e raportimeve nga të rinjtë janë për bullizëm online.

Sipas një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 6 adoleshentë në Europë, ka përjetuar ngacmim kibernetik, qoftë bullizëm apo edhe dhunë psikologjike. Po ashtu studimi thotë se meshkujt janë të përfshirë më shumë në dhunë fizike./O.S

Të fundit

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

Duke zbritur përgjatë krahut jugperëndimor të vendit, nga qyteti i Vlorës në veri deri në fshatin Ksamil, Riviera shqiptare...

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, pritet ndihmë nga Greqia

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit. E teksa...

Dëmtimi i Musialës, Neuer fajëson Donnarumman: “Unë do të kisha vepruar ndryshe”

Jamal Musiala pësoi dëmtim të rëndë dje, ndërsa PSG u përball me Bajernin në çerekfinalen e Botërorit për klube. Francezët fituan 2 me 0,...

Elon Musk sfidon Trump: Do hap Partinë Amerikane, e treta në SHBA

Pas luftës disajavore të fjalëve me njeriun që ndihmoi të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë, miliarderi Elon Musk vendos të sfidojë Trump...

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të luajë më në Milano. Drejtuesit e...

Lajme të tjera

Web TV