Liga e Kampioneve rikthehet “gjysmagjel”, luhen ndeshjet e mbetura të 16-shes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të premten dhe të shtunën zhvillohen 4 takimet e shtyra për shkak të epidemisë së “Covid-19”.

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të futbollit të Evropës, Liga e Kampioneve luan të premten dhe të shtunën ndeshjet e kthimit që kanë mbetur nga turi i 16-shes, që ishin shtyrë për shkak të epidemisë së virusit korona.

Në fakt, 4 prej çifteve i kanë mbyllur ndeshjet e kthimit dhe madje janë njohur edhe dy çiftet e para të çerekfinaleve, që janë Lajpcig-Atletiko e Madridit dhe Atalanta-Paris SG. Ndërkohë, 4 çiftet e tjera i kanë luajtur ndeshjen e kthimit dhe, të premten, Reali i Madridit do të kërkojë të përmbysë humbjen 1-2 të pësuar në shtëpi, kur të vizitojë Mançester Sitin.

Ashtu sikundër synon të bëjë edhe Juventusi, kur të presë Lionin, me francezët që e kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë në shtëpi. të shtunën Barcelona pret Napolin pasi ndeshja e parë, e luajtur në Itali, është mbyllur 1-1, ndërsa Çellsi viziton Mynihun duke synuar të përmbysë humbjen 0-3 që ka pësuar në shtëpi përballë Bajernit në takimin e parë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të...

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më...

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për këtë arsye nisi aksioni për...

Plazhet shqiptare si ringje boksi, mund të bësh para duke vënë baste

Nga Leonard Veizi A po i afrojmë apo po i largojmë turistët? Me shumë gjasa, ne shqiptarët nuk e përballuam dhe as e menaxhuam siç duhet...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie. “Së pari, ne kemi...

Lajme të tjera

Web TV