Serbia, Bosnja dhe Kroacia raportojnë për qindra raste të reja me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit, Serbia regjistroi edhe shtatë raste të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga 9,590 njerëz të testuar, 287 ishin pozitivë raporton rel.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në respiratorë janë 143 pacientë.

Që nga muaji mars në Serbi është raportuar për 26,738 raste të të infektuarve me koronavirus, dhe gjithsej 605 vdekje.

Në Kroaci, vend anëtar i Bashkimit Evropian, në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 24 raste të të infektuarve me virusin SARS-CoV-2, ndërsa një person ka vdekur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 154.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kroaci janë regjistruar 5,318 raste të të infektuarve, nga të cilët 4517 janë shëruar. Raste aktive janë 647.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, sipas institucioneve shëndetësore, 11 njerëz vdiqën nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 399 raste të reja të të infektuarve./ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV