Rrëfehet babai i “Zogut”: Nuk ishte lakuriq, ja sa para ka në bankë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Hermes Nikaj, ndryshe i njohur si “Zogu i Tiranës”, është komentuar shumë nga media dhe jo vetëm, pasi ai u akuzua për “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Prostitucion”.

Babai i tij Mariglen Nikaj në një intervistë për ekranin e “Top Channel” ka folur për herë të parë për arrestimin e Hermesit.

“Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor a ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë”, tha i ati.

Mariglen Nikaj tregon se gjatë takimeve me Hermesin në burg, ai i ka rrëfyer se gjatë arrestimin nuk ka qenë lakuriq madje kanë qenë duke pirë pije energjike në tavolinë. I ati i tij shprehet se lajmet për Hermesin pas arrestimit të tij kanë qenë monstruoze.

Gjithashtu ai shprehet se djali i tij nuk ka pasur kurrë ndonjë pasuri të madhe, sipas tij, Policia i ka gjetur vetëm 200-mijë lekë të vjetra në banke.

“Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen.

Të nesërmen që është arrestuar e kam takuar dhe më ka thënë këto fjalë që po ju them. Para se të arrestohej erdhi në shtëpi, ndenji 2-3 orë deri pasdite dhe iku. Është një monstruozitet i madh. Unë si mashkull, nuk mund t’i marr me zor këtë vajzën apo djalin t’i çoj lart. Nuk flitet as për marrje lekësh e as për dhënie lekësh. E kam takuar atë djalin që ka qenë me ta në hotel”, tha i ati. /Fjala.al

Të fundit

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Dhunonte partneren dhe shpërndante video intime, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Rimini të Italisë. Ai akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të...

Dramë deri në “frymën” e fundit, derbi i Madoninës mbyllet në barazim spektakolar

Milani dhe Interi janë ndarë në barazim 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave. Zikaltrit ishin...

Këngëtarja e njohur Madonna, mbështet protestat studentore në Serbi

Mbretëresha e pop-it, Madonna ka shprehur mbështetjen e saj për protestat studentore në Serbi duke u kushtuar atyre një postim  në rrjetin social  Instagram. “Ajo...

Lajme të tjera

Web TV