Nga qyteti në fshat, Alketa Vejsiu, tha se po kalon pushimet këto ditë në Itali. Nga andej, me një maskë, ajo ka marrë një leksion duke dhënë edhe një mesazh për shqiptarët.
Alketa thotë se Italia, pas asaj që kaloi, na mëson që duhet ta marrim vërtet seriozisht këtë situatë!
“Nuk pashë askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura, nuk diskutohet!” , u shpreh ajo.
“Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje dhe e kanë detyrim maskën! Bravo! Ftoj të gjithë ata që janë aktiv në Instagram të promovojnë sa më shumë këtë masë të domosdoshme por thuajse të neglizhuar në vendin tonë!”
“Maska nuk është Tendencë, as Opsion! Është detyrim qytetar! Mbro veten dhe tjetrin! Mos bëj si i fortë, mos u bëj as budalla! Vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin!”, tha Alketa, duke këshilluar shqiptarët që të vënë maskën./Bl.Ba/Fjala.al