Mara Venier, ikonë e televizionit italian, ka qenë më pranë shqiptarëve së fundmi, përmes një videoje përshëndetëse në Instagramin e Alketa Vejsiut.
‘E dua Alketën, e ftoj në Domenica, pastaj më prisni mua në Shqipëri!”- ka shprehur Mara, e cila cilësohet si një ‘mbretëreshë e ekranit publik italian’.
Sot, në moshën 73-vjeçare Mara ende moderon me shumë energji programin më të njohur të së dielës, Domenica In, që mbërthen para ekranit miliona italianë brenda territorit, pa marrë parasysh ndjekësit përtej kufijve.
Mara zotëron aftësi unike në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe tërheqëse me personazhet e ftuar, gjë që e ka bërë atë shtyllë kryesore të televizionit italian.
Gjithashtu edhe aftësia për t’u lidhur me audiencë të të gjitha moshave e kanë forcuar statusin e saj si një personalitet i dashur dhe i respektuar televiziv.
Domenica in është një program televiziv argëtues italian i transmetuar në Rai 1 që nga 3 tetori 1976.
Që nga viti 2018 drejtuese e programit ka qenë Mara Venier, e cila e ka drejtuar programin edhe për një periudhë në vitet 1990.
Dedikimi i minutave të këtij programi ndaj një personazhi shqiptar, në këtë rast Alketa Vejsiu, është një ngjarje e mirë për shqiptarët.
Një hapësirë dhe një zë për të promovuar vlerat e Shqipërisë, merr më shumë kuptim pikërisht pranë Mara Venier e cila është një dëshmi e pasionit të saj për argëtimin dhe aftësisë së saj për t’u lidhur me audiencën në një nivel të thellë./E.Ç
View this post on Instagram