Shqipëria në flakë, Haki Çako: Zjarret janë të qëllimshme 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa ditësh Shqipëria po përballet me një situatë alarmante ku qindra hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret masive. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, shprehet se janë marrë të gjithë masat e nevojshme për të minimizuar apo për të parandaluar dhe për t’i fikur në kohë vatrat aktive të zjarreve, teksa thekson se një pjesë e konsiderueshme e zjarreve në vend është e qëllimshme.

Nga Ina Allkanjari 

“Një pjesë e konsiderueshme e zjarreve në Shqipëri janë të qëllimshme”. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Fjala”, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Sipas tij, nga analiza e bërë, rezulton që një pjesë e zjarreve është vënë me dashje, për qëllime të ndryshme që lidhen me hapjen e tokave apo për të asgjësuar shkurret dhe barërat e thata.

Sipas Çakos, për momentin situata në vend është nën kontroll. Ndërsa në pyjet e Semanit, ku prej dy ditësh ka pasur një zjarr masiv, janë angazhuar forca të bashkisë, vullnetarë, mjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Fierit, të Patosit, por edhe nga Forcat e Armatosura. Çako thekson se në këtë zonë zjarri është lokalizuar, por shpeshherë zjarri del jashtë kontrollit për shkak të erërave që ndryshojnë drejtim, apo rrymave.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shprehet se zonat me rrezikshmëri më të lartë, ku zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, janë zjarret në Lezhë, në Fier, në prefekturat e Dibrës dhe të Elbasanit. Çako nënvizon se nuk është hera e parë që Shqipëria përballet me zjarre masive, duke përmendur vitin 2017, të cilin e konsideron si vitin me përmasat më të mëdha të zjarreve. 

Cili është shkaku i zjarreve masive që kanë përfshirë Shqipërinë ditët e fundit? 

Nga analiza e bërë nga njësia, rezulton që një pjesë e konsiderueshme e zjarreve janë me qëllim ose me dashje, për qëllime të ndryshme që lidhen qoftë për hapje të tokave, apo për të asgjësuar shkurret dhe barërat e thata. Në këto kushte, duke dalë jashtë kontrollit zjarri, apo duke krijuar premisa për përmasa shumë herë më të mëdha dhe të papërballueshme për individë të caktuar që i vënë zjarrin, apo edhe për struktura të caktuara, në vendet ku ka rënë ky zjarr.

Shkaku, sigurisht që është edhe sezoni ku ndodhemi aktualisht, pasi korriku, gushti dhe fundi i verës karakterizohet gjithmonë nga rritje e temperaturave, të cilat normalisht krijojnë edhe djegie të pyjeve, shkurreve, barit. Por krijon edhe premisa për të ndezur zjarre masive që shkaktojnë probleme të tilla, sikurse janë edhe aktualisht. Ligji 45 për mbrojtjen civile i ka përcaktuar qartë të gjithë mekanizmat, masat, strukturat reaguese në rastet e fatkeqësive të tilla. Zjarret hyjnë te fatkeqësitë natyrore, por që shpeshherë janë fatkeqësi që burojnë nga vetë dora e njeriut, jo thjesht fatkeqësi natyrore. Vetëm nëse vijnë si rezultat i shkëndijave të ndryshme natyrore, apo edhe të shkaqeve të tilla, quhen fatkeqësi natyrore.

Lexo edhe :  Nga krimet në familje te atentatet, vrasjet që tronditën opinionin publik në vitin 2024

 Cilat janë masat e ndërmarra për përballimin e situatës? 

Ne kemi marrë masa dhe i kemi përcjellë pothuajse në të gjitha bashkitë. Detyrimet e tyre janë të angazhojnë të gjitha kapacitetet administrative të burimeve njerëzore, të mjeteve, të të gjitha resurseve të tyre, për të minimizuar apo për ta parandaluar dhe për ta fikur në kohë zjarrin, që të mos marrë përmasa. Funksionon në mënyrë vendore, lokale pastaj dhe qendrore, përballimi i situatave të tilla të zjarreve. Në disa zona, kuptohet, ku ka marrë edhe përmasa, edhe del jashtë kontrollit, ka vajtur sot ndihma e strukturave operacionale qendrore, siç janë Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura apo edhe struktura të tjera vullnetare.

Si paraqitet situata në vend, aktualisht? 

Për momentin, situata është nën kontroll. Unë sapo lëviza nga Semani, ku prej dy ditësh ka pasur një zjarr masiv në pyjet e Semanit. Aty janë angazhuar forca të bashkisë, vullnetarë, mjetet zjarrfikëse të bashkisë së Fierit, të Patosit, por edhe nga Forcat e Armatosura, prej dy ditësh ka pjesëmarrës. E kanë lokalizuar zjarrin në një farë mënyre, por shpeshherë zjarri del jashtë kontrollit, për shkak të erërave që ndryshojnë drejtim, apo rrymave.

Cilat janë zonat me rrezikshmëri më të lartë? 

Tashmë nga zjarret që kanë përmasa, janë zjarret në Lezhë, janë disa vatra në zonën e Lezhës, kryesisht në Ranën e Hedhun. Gjithashtu, zjarret me përmasa paraqiten në Fier edhe në bashki të tjera, në prefekturat e Dibrës, Beratit edhe të Elbasanit.

Nga analiza ndër vite, a është përballur më herët Shqipëria me zjarre të këtyre përmasave? 

Situata më e vështirë nga analiza, ka qenë ajo e vitit 2017. Ka qenë viti me përmasat më të mëdha të zjarreve. Shpresojmë që koha apo klima të favorizojë, duke mundësuar ndonjë shi, për të eliminuar edhe zjarret ekzistuese, por edhe për të parandaluar të tjera./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV