Flasin psikologët/Ja pse karantina “zgjoi” problemet e shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantina dhe frika e përballjes me një virus të panjohur ka zgjuar në shoqëri probleme të shëndetit mendor, sidomos tek të rriturit. Psikologët shprehen se janë shtuar rastet e personave që kanë kërkuar ndihmë.

“Ajo çfarë e dimë është numri fizik i personave të sëmurë që janë prekur nga COVID-19, por ajo çfarë nuk dimë është se sa persona kanë pësuar probleme të shëndetit mendor, numër që mendohet të jetë shumë më i madh se sa i atyre të prekur nga COVID-19.

I ka gjetur të papërgatitur dhe kjo ka bërë që të krijohet një kauzë, si ankthi, stresi, depresioni, që është shumë më e madhe sesa kauza e vet COVID në spitale”, thotë psikologia Adelina Pjetra.

Adelina Pjetra tregon se prindërit ishin ata që u hasën me shumë vështirësi. Shumë prej tyre nuk ia dolën të menaxhojnë mësimin online si dhe të ruajnë ekonominë e familjes, duke ua kaluar më pas stresin fëmijëve, shkruan Euronews.

“Nuk është e natyrshme për njeriun të mësojë në atë formë, të detyrojnë fëmijët të shkojnë në shkollë online. Të jenë të detyruar të jenë përpara një ekrani, që ka qenë një stres për të dyja palët. E kanë përballuar shumë keq, edhe unë madje e kam kapur dhe veten duke u thënë fëmijëve, sot mos bëni mësim, pasi kam dashur pak pushim”, thotë psikologia.

Tashmë në bisedat midis qytetarëve, tema kryesore është COVID-19. Mungesa e një informacioni të saktë si dhe një parashikueshmërie, shton stresin në shoqëri. Dhe sipas ekspertëve, përballja me një karantinë të dytë, mund të kishte pasoja fatale.

“Nuk jemi të përgatitur për një mbyllje të dytë. Do sillte një falimentim total të shoqërisë dhe një rritje të paimagjinueshme të problemeve të shëndetit mendor, vetëvrasjeve apo dhe shqetësimeve të tjera”, shprehet psikologia.

Lexo edhe :  Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Sa fituan Asllani me shokë nga kalimi i grupit në Botërorin e Klubeve?

Pjesëmarrja në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash...

Lajme të tjera

Web TV