Vlorë/ Tre të rinjtë me gomone i zë stuhia në mes të detit

Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në Vlorë. Tre të rinj hynë me gomone në det, por i ka zënë stuhia duke rrezikuar jetët e tyre.

Mësohet se ata kanë qëndruar për pesë orë në det të hapur, ndërsa u pikasën nga policia kufitare në plazhin e Lukovës.

Fatmirësisht, ndërhyrja e rojeve bregdetare bëri që ata  të mbërrinin shëndoshë e mirë në tokë.

Stuhi e rrebeshe shiu përfshinë sot bregdetin shqiptar, duke rrezikuar jo pak jetën e turistëve./En.Br./Fjala.al