Deputeti Roshi në Turqi për kurim pas infektimit/Mjeku: Nuk ka besim te shëndetësia shqiptare?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Enver Roshi, i cili është prekur disa ditë më parë me Covid 19, është dërguar për mjekim në Turqi.

Ai u shtrua rreth një javë më parë në repartin e terapisë intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë që tashmë ka shkuar drejt Turqisë.

Kjo tregon edhe mungesën e theksuar të mundësive për kurimin e të sëmurëve me Covid-19 në spitalet e vendit tonë.

Të paktën kështu lë të kuptohet ky veprim dhe njëkohësisht shqetësim i ngritur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga mjeku Roland Shuperka.

Ndër të tjera në reagimin e tij ai shkruan se ‘Kur një specialist i këtij niveli ikën në Turqi për trajnim me siguri nuk ka besim te sistemi shëndetësor shqiptar’.

Postimi i plotë

Përse ndodh kjo?

I uroj z.Enver Roshi shërim të shpejtë. Z.Enver Roshi është me Covid 19 dhe disa ditë që, sipas mediave ka shkuar në Turqi për trajnim. Deri këtu është ok. Z.Roshi është profesionist në shendet publik dhe kryetar i komisionit parlamentar të shëndetësisë.

Del Pyetja:

Kur një specialist i këtij niveli përse ikën në Turqi për trajtim?

Me siguri nuk ka besim te sistemi shëndetësor shqiptar.

Detyra që ka, është të ndërtojë politika shëndetësore në shërbim të qytetarëve, por fakti është tjetër…

Ministria e Shëndetësisë të bëj transparent fondin për trajtimin e Z.,Roshi, mbasi avioni e të tjera kanë kosto financiare.

Ose Ministria duhet të lidhë kontrata me këto spitale edhe për trajtimin e bqytetarëve të tjerë dhe jo vetëm për deputetë e ministra. Flm për mirëkuptimin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Laert Vasili për ish-konkurrentët: Po vazhduan, do të përballen me avokatët e mi

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, tregoi në një intervistë të fundit se pas daljes nga...

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në orën 09:00, para nisjes së...

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.5 lekë dhe do të shitet me 86.6 lekë. Euro do të...

ADN-ja nga varret e Majave zbulon sekrete që mund të ndryshojnë gjithçka që dimë

Një studim pionier po zbulon historinë gjenetike të qytetërimit klasik Maja, duke ofruar perspektiva të reja mbi origjinën e tyre, lëvizjet e popullsisë dhe...

Nga pista e ambicieve të Rinasit drejt terminalit të rinovuar të Veronës

Shënime udhëtimi Nga Leonard Veizi Me sa duket, e gjithë bota është në arnim e sipër. Qep e shqep. Para pak muajsh isha në Nju Jork....

Lajme të tjera

Web TV