Gazetari Çipa kritikon publikisht Aurela Gaçen: Ke rënë në “kovaçanën” e fjalë mballosjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Aleksandër Çipa ka shfrytëzuar rrjetin social për të shprehur mednimin e tij në lidhje me artin veçanërisht muzikën.

Ai shkruan se ndihet i zhgënjyer lidhur me këngën e publikuar nga diva e muzikës Aurela Gaçe.

Kriza e teksteve shqiptare shkruan Çipa ka përfshirë edhe këngëtaren Aurela Gaçe, pasi refreni i “Lento-lento” të lë shijen e zhargonit të Çoles.

Çipa shkruan se tekstet e këngëve të Gaçes dikur i kanë shkruar poetë të njohur si Xhevahir Spahiu apo Ilirian Zhupa, ndërsa tashmë e trishton rënia në ” kovaçanen” e fjalës mballosje.

Duhet thënë se ka vetëm pak orë që kënga e re e Aurelës ka dal në treg dhe është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët melodinë e këngës sa kanë filluar ta dëgjojnë kudo

Postimi i plotë

 

E madhe Aurela e Vlores sime!
E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe!
Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tënd interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.
Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.
Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore.
Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.

Lexo edhe :  Bardhi përfitoi nga lajmi për Elvis Pupën që t’i hidhte një kunjë: Bota sillet

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV