“2020-ta viti i sigurisë rrugore”/ Përgjysmim i jetëve të humbura nga aksidentet krahasuar me 2013-ën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i jetëve të shpëtuara gjatë 7-muajve të parë të vitit 2020 është dyfish në krahasim me vitin 2013.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke publikuar statistikat për 7-mujorin e parë të vitit 2020, thekson se gjatë vjeshtës së këtij viti do të prezantohet dhe paketa e plotë e ndryshmeve ligjore, me qëllim përmirësimin e Kodit Rrugor.

“2020 e shpallëm Vitin e Sigurisë Rrugore, me synimin të vijojmë uljen e kurbës së aksidenteve, me objektiv zero jetë të humbura në 2050. Numri i jetëve të shpëtuara në këto 7 muaj është tregues sinjifikativ për punën e bërë nga institucionet dhe rritjen e përgjegjshmërisë tek drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës”,- thekson Lleshaj.

“Në vjeshtë 2020 do të kemi gati dhe do të prezantojmë paketën e plotë me ndryshimet ligjore për përmirësimet në Kodin Rrugor, që forcojnë masat dhe i bëjnë rrugët tona më të sigurta”,- nënvizon Ministri Lleshaj.

Sipas statistikave të publikuara nga ministri i Lleshaj rezulton se gjatë 7-muajve të parë të 2020-ës, u regjistruan 635 aksidente në total, 862 aksidente u regjistruan në vitin 2019, teksa në vitin 2013 u regjistruan gati dyfish në krahasim me vitin 2020, konkretisht u shënuan 1129.

Sa i takon jetëve të humbura, gjithashtu kemi përgjysmim të shifrave nga 2013-ta në vitin 2020. Në 7-muajt e parë të vitit 2013 humbën jetën nga aksidentet rrugore 159 persona. Një vit më parë 115 persona, teksa këtë vit 88 persona.

Në fillim të vitit 2020, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në kuadër të planit për sigurinë rrugore, shpalli këtë vit, si vitin e sigurisë rrugore./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se...

‘Përplasje’ mes Ramës dhe kreut të Bashkisë Konispol: Jepe ti dorëheqjen, nëse…

Vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit vijon pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin urgjent të stafeve lokale. Në Bashkinë e Sarandës, drejtorët...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur komunizmit, Ambasada Gjermane në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV