Shtohen tensionet, SHBA vendos sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj shefes ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam dhe 10 zyrtarëve tjerë të këtij territori si dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se sanksionet synojnë të shënjestrojnë personat që dëmtojnë autonominë e Hong Kongut.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah popullit të Hong Kongut”, ka thënë Mnuchin.

Ky vendim vjen disa javë pasi Kina ka miratuar një ligj kontravers për sigurinë kombëtare në Hong Kong, i cili sipas kritikëve kërcënon liritë e këtij qyteti.

Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vazhdojnë të përshkallëzohen, përfshirë vendimin e disa orëve më parë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për bllokim të transaksioneve amerikane për pronarët e kompanive, TikTok dhe WheChat./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe...

Pse Nico Williams refuzoi Barcelonën? Vëllai i tij tregon sekretet

Inaki Williams i është rikthyer edhe një herë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona. Për të dytën...

Gjermania i shkul veshin Vetëvendosjes: Politizuat atë që ndodhi në liqenin e Ujmanit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë dënon ashpër përpjekjet për politizimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit. Në një reagim ajo u shpreh...

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit të SPAK-ut dhe sekuestrimet e...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Lajme të tjera

Web TV