Poloni-Shqipëri, një rikthim në histori me një video të rrallë të 1953-shit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet në kujtesë miqësorja jo-zyrtare e janarit të vitit 1953 në Varshavë. Shqipëria dhe Polonia janë ndeshur disa herë me njëra-tjetrën, por videoja e mëposhtme na sjell një ndeshje të veçantë midis tyre, të zhvilluar në vitin 1953. Është një takim miqësor jozyrtar, midis një përfaqësuesje të Tiranës (domethënë Kombëtares shqiptare) dhe Varshavës (domethënë përfaqësueses polake).

Një videokronikë e rrallë kjo, e vitit 1953, të cilën studiuesi Armand Plaka e ka nxjerrë nga arkivat polake, na sjell një takim futbollistik të atij fillimviti (kronika nuk e përmend, por bëhet fjalë për 7 janarin e vitit 1953 në Varshavë), te cilin statistikat tona thuajse nuk e përmendin fare. Takimi miqësor mes një përfaqësuesje të Tiranës (domethënë Kombëtares Shqiptare) dhe Varshavës (domethënë Kombëtares Polake).

Ndërsa bie në sy menjëherë një atmosferë e zjarrtë në një stadium të mbushur plot e përplot, përmendet aty portieri legjendar i Kombëtares, Qemal Vogli dhe në nisje të kronikës shfaqet në dhomat e zhveshjes një pjesë e ekipit shqiptar. Videokronika është pjesë e një ditari televiziv e kinematografik sportiv të muajit mars 1953, e cila tashmë gjendet në fondin e digjitalizuar të Arkivave Kombëtare Polake.

Takimi pati mbaruar me rezultatin 2-1 për përfaqësuesen polak. Duhet theksuar se në atë kohë zhviĺloheshin shumë takime miqësore mes kombëtareve, ekipeve dhe seleksioneve punëtore, apo ushtarake nga ish-Kampi i Demokracive Popullore, ku bënin pjesë edhe Shqipëria dhe Polonia. Takimi në fjalë përbënte të tretin mes dy vendeve, ndërsa më parë ata ishin ndeshur në 1949 në Varshavë dhe në 1950 në Tiranë, ku Shqipëria kishte humbur 1-2 në takimin e parë dhe barazuar pa gola në takimin e dytë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

A është Sali Berisha spiun profesionist?

Nga Spartak Baho* Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri...

E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në...

1950 – Ekzekutimi i Milada Horáková: simbol i rezistencës ndaj totalitarizmit

Më 27 qershor 1950, në moshën 48-vjeçare, u ekzekutua me varje Milada Horáková, një politikane dhe aktiviste çeke, e njohur për guximin e saj...

Tërmetet e njëpasnjëshme në vend/ Sizmiologu: Ja kur do të ishin problematikë

Mëngjesin e sotëm Shqipëria u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshëm. Sizmiologu Rrapo Ormëni në një intervistë për mediat është shprehur se janë pasgoditje të...

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV