Moto GP, Brad Binder, fituesi i papritur i Çmimit të Madh të Republikës Çeke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë padyshim “një rrufe në qiellin e pastër” të Bërnos, në rastin aktual, sepse ka ardhur një fitore krejt e papritur e Brad Binderit në Çmimin e Madh të Republikës Çeke, të zhvilluar të dielën pasdreke.

Piloti afrikanojugor i “KTM”-së, është nisur nga vendi i 7-të dhe më pas është vënë krye të garës, duke udhëhequr majde i pashqetësuar nga të tjerët.

Kjo është fitorja e parë për Binderit në Moto GP. Në vend të dytë u rendit Franko Morbideli dhe, për pilotin e skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”it, ky është podiumi i parë, në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizmit.

Podiumi u plotësua me francezin e “Dukati”-t, Johan Zarko, i cili në fakt ishte nisur nga vendi i parë. Zarkoja pati madje dhe një ndëshkim për shkak të incidentit me Pol Espargaronë.

Në vend të katërt u rendit piloti i “Suzuki”-t, Aleks Rins, dhe, në të 5-tin, Valentino Rosi me “Jamaha”-n zyrtare. Duket se piloti italin është detyruar ta shtyjë kështu për garën e ardhshme, podiumin e 200-të në karrierë.

Për veteranin e mbiquajtur “Doktori”, ka qenë një garë e mirë, pasi, edhe pse u nis nga vendi i 10-të, arriti të shkojë deri në të 5-tin dhe të marrë të tjera pikë të vlefshme në renditje.

Por nuk ka përfunduar aspak mirë gara për kryesuesin e renditjes botërore të pilotëve në Moto GP, Fabio Kuartararo. Francezi e ka mbyllur konkurrimin në Brno në vendin e 7-të, duke shqetësuar në njëfarë mënyre drejtuesit e skuadrës kliente të “Jamaha Petronas”-it.

Por ka shkuar akoma më keq për dy pilotët e “Dukati”-t zyrtare, Andrea Doviciozo dhe Danilo Petruçi, që nuk shkuan dot më larg se vendi i 11-të e i 12-të përkatësisht.

Lexo edhe :  Stuhia tropikale godet edhe në Durrës, ndryshim radikal i kushteve atmosferike

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Lajme të tjera

Web TV