Tirana e viteve ’80 kishte argëtime që sot nuk mund të quhen të tilla. Ishin disa personazhe që i njihte mëhalla dhe Kryeqyteti që fal bëmave dhe sjelljes jo të zakonshme mbaheshin mend në shoqëri. Një prej tyre ishte ai që njihej si Gëzim Kulufi.
Gëzimi ishte pjesë e komunitetit Rom dhe fatkeqësisht fëmijë jetim, një endacak i pa strehë që bënte jetën e zhelonit. Megjithatë Gëzimi shkaktonte humor fal sjelljes së tij dhe mënyrës së të folurit.
Fjali të veçanta shqip por me dialekt e theks rom. Nuk ishin të paktë njerëzit kur e merrnin pranë vetes që ai ti bënte për të qeshur.
Një histori e veçantë është kur Gëzim Kulufi u përballë në urban me këngëtaren e njohur të asaj kohe Parashqevi Simakun.
Gëzimi i ulur në një nga sendilet e urbanit linja Kombinat-Kinostudio dhe përball ti nga dera e urbanit shfaqet Parashqevi Simaku.
Sakaq të gjithë qytetarët në urban e kishin mendjen dhe sytë te këngëtarja mjaft e bukur dhe në kulmin e karrierës së saj, ai lëshon një batutë “të hidhur”.
Gëzim Kulufi: “Ua kjo morracakja, kur u bëre dhe ti të këndosh në festival moj morracake”
Reagimi i këngëtares ishte një skuqje e lehtë pa e ditur që ai ishte thjesht Gëzim Kulufi që gjithkush e dinte se me të vetëm qeshej, me të të gjithë argëtoheshin.
Fati e deshi që vdekja e tij të ishte e papritur edhe të mbetej enigmë, thonë se u vra në mënyrë misterioze.
Vërtet jetim pa njeri, pa varr por Tirona dhe Tironsit e viteve ’80 kanë shumë kujtime, mbahet mend si një endacak këndshëm që të gjithë qeshnin.
Bo.Ba/fjala.al