Rrëzimi i avionit ukrainas/ Irani çon në pranga 30 ushtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka filluar të arrestojë përgjegjësit për rrëzimin e avionit ukrainas. Teherani ka çuar në pranga 30 ushtarë.

Avioni ukrainas u godit nga raketat iraniane duke lënë të vdekur të 176 personat në bord.

Irani u justifikua se e kishte ngatërruar avionin me një objektiv armik.

Megjithëse regjimi i Teheranit e mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për këtë ngjarje, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas.

Drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet. Ndërsa tani po kërkon fajtorët duke arrestuar 30 ushtarë.

Të paktën kështu raportojnë mediat ndërkombëtare, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Homazhet për viktimat e avionit u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

Protestat janë përshëndetur edhe nga SHBA, e cila thekson se mbështet protestat deri në rrëzimin e regjimit të Teheranit./Fjala.al/

Të fundit

11 maji, kush janë kandidatët që kërkojnë pamjet filmike në KQZ

Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave. Kryesisht...

Valle e tupana në “Arenën Kombëtare”, nis Europiani U-17 në Shqipëri

Ditën e sotme, ka nisur Kampionati Europian i moshave U-17 në vendin tonë. Sfida hapëse e këtij edicioni të madh që po mbahet në...

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” u rendit forcë e tretë...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Lajme të tjera

Web TV