Pandemia/ Qeveria greke vendos masa të reja për kufirin me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria greke njoftoi masa të reja kufizuese për të trajtuar shpërthimin e rasteve të koronavirusit në kufijtë e saj me Shqipërinë, të cilat bëhen detyruese pas 16 gushtit.

Sipas deklarimeve të zëdhënësit të qeverisë greke Aristotel Pelonis, të bëra të hënën pas një takimi të komitetit ndërqeveritar për pandeminë, është përcaktuar një regjim ditor prej 750 personash që do të lejohet të kalojnë në ditë në Pikën e Kakavijës dhe është bërë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria testi molekular për “COVID 19”.

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke “testi që duhet të rezultojë negativ, duhet të jetë kryer në Shqipëri 72 orë përpara udhëtimit në Greqi dhe koston e paguan vetë personi që kërkron të udhëtojë në Greqi”. Autoritetet greke, kanë kufizuar ditët e fundit lëvizjen gjatë natës në dy pikat e hapura kufitare me Shqipërinë atë të Kapshticës dhe Kakavijës, ndërkohë që tre pikëkalime të tjera mes te dy vendeve janë mbyllur.

Ditët e para të gushtit mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë prej vitesh në Greqi nisën të kthehen në Shqipëri për pushimet e verës, megjithë situatën e pandemisë. Ata janë të pajisur me lejeqëndrime dhe lejohet të lëvizin në kufijtë e të dy vendeve.

Masat më të fundit të autoriteteve greke të ndërmarra të hënën pritet të reduktojnë ndjeshëm tendencën e shqiptarëve për t`u kthyer nga Greqia për pushimet verore në Shqipëri. Kjo, pasi rikthimi i tyre në Greqi është bërë më i vështirë, nga kufizimi prej 750 personash që lejohet të hyjnë në ditë në Greqi dhe testi molekular i COVID 19./VOA

Të fundit

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Lajme të tjera

Web TV