Ora policore përfundon sot, çfarë masash priten nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme (2 dhjetor) përfundon kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00 vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja.

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë.

Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve” – tha Mira Rakacolli më 10 nëntor.

Komiteti gjithashtu rekomandoi për administratën publike punën nga shtëpia ndërsa së fundmi u ndaluan grumbullimet me më tepër se 10 persona si dhe u vendosim për mësim të alternuar në shkolla. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet.

Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Lexo edhe :  Një politikan në pranga? Paralajmëron Karamuço: Ja kush pritet të arrestohet këtë javë

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së COVID-19./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nuk e do Bardhin ngjitur/ Basha: Deputetët ulen në bazë të roleve që kanë

Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar kërkesën e tij ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla që të largojë Gazment Bardhin...

“Do e mbush sheshin plot”, Basha ironizon Metën: I përdor njerëzit si mish për top

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka ironizuar fjalën e Ilir Metës, i cili ka deklaruar më parë se është në gjendje të grumbullojë...

“Të zbresin nga ballkoni dhe paralelja”/ Veliaj sulmon Berishën dhe Metën: S’janë burra

Nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj sfidoi Sali Berishën dhe Ilir Metën që të zbresin nga dritarja dhe paraletet dhe...

Ilnisa do të rikthehet në BBV? Ja se cfarë pritet të ndodhë sonte në prime

Në spektaklin e sotëm pritet të ketë surpriza për disa prej banorëve. Meritoni ka shprehur shpesh mungesën e partneres së tij, Ilnisës dhe duket...

Veliaj: Inkurajoj SPAK! Protesta për halle personale, kemi kundër llumin!

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ku nuk kurseu komentet për protestën dhe sulmet e Rithemelimit. “Pata një mundësi të...

Lajme të tjera

Web TV