Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për gjyqtaret Valdete Hoxha dhe Etleva Deda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe subjektin e rivlerësimit, znj. Etleva Deda, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 269, datë 1.7.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Valdete Hoxha, janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administrativ.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të rihapë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Gjithashtu Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Deda.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pas pengjeve izraelite, vazhdon lirimi i të burgosurve palestinezë

Tri pengjet izraelite të mbajtur nga Hamasi në Gaza pas marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Izraelin tashmë janë...

Harry dhe Meghan dhe dështimi i podcastit!/ Këngëtaret që refuzuan të shfaqeshin në të

Sipërmarrja e dështuar e podkastit të Princit Harry dhe Meghan Markle u pengua pjesërisht nga të famshëm si Taylor Swift dhe Beyonce që refuzuan...

KQZ apel qytetarëve: Nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, mund të riaplikoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të regjistrohen...

Kristian Prenga hedh në tapet amerikanin Torres pas 2 raundeve, kampion në peshat e rënda

Philadelphia, SHBA - Boksieri shqiptar Kristian Prenga është fituesi i titullit "World Heavyweight Title" për peshat e rënda. Mirditori nuk e pati të vështirë kundër amerikanit Juan...

Trump nxiton për shpëtimin e TikTok/ Rrjeti rikthehet në funksion në SHBA

‘TikTok-u’ njoftoi të dielën se po rikthehej në funksion pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se do të rikthente qasjen në këtë aplikacion...

Lajme të tjera

Web TV