Liga e Evropës luan sonte dy çerekfinalet e tjera, për dy biletet e fundit gjysmëfinaliste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Pasi ka luajtur të hënën dy çerekfinalet e para, veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, luan sonte dy ndeshjet e tjera të çerekfinaleve, përballjet Volverhempton Uondërërs-Sevilja dhe Shahtjor i Donjeckut-Bazel. Trajneri i Sevijes, Lopetegi, e ka paralajmëruar skuadrën e vet për fuqinë e rivalëve anglezë. “Rivali është i jashtëzakonshëm dhe më shqetëson, – ka thënë ish-trajneri i përfaqësueses së Spanjës. – Ka futbollistë të shkëlqyeshëm, që kanë treguar qëndrueshmëri dhe vazhdueshmëri.”

“Janë skuadra që kanë shpenzuar më shumë para në futbollin botëror në dy vitet e fundit së bashku me Mançester Sitin, – ka vijuar ai. – Kanë lojtarë të nivelit të lartë, dhe një trajner që i frymëzon fort. Do ta kemi të vështirë me ta.” Ndërsa homologu i tij, trajneri Nunjo i Volverhempton Uondërërs është shprehur se Sevilja do të jetë një sfidë e madhe për ta. Por ai vlerëson momentin e mirë që po kalon skuadra e tij. “Ne jemi mirë”, – ka thënë ai.

“Është e rëndësishme që lojtarët të njohin stadiumin, fushën e lojës, detajet e vogla për ndeshjen, – ka vijuar portugezi i stolit të anglezëve. – Ne kemi garuar në Premier Ligë, në kampionatin më të vështirë në botë dhe jemi në çerekfinalen e Ligës së Evropës. Ne do të shkojmë për të fituar në përballjen me Seviljen. Megjithëse do të na mungojnë shumë tifozët tanë të zjarrtë. Sevilja është një kundërshtar shumë i vështirë, me një trajner të shkëlqyeshëm. Kjo ndeshje do të jetë një sfidë e madhe”.

Në sfidën tjetër çerekfinale do të përballen Shahtjori i Donjeckut me Bazelin. Të dyja skuadrat janë ndeshur edhe 3 herë të tjera në Kupat e Evropës me një bilanc prej dy fitoresh të ukrainasve dhe një barazim. Skuadra zvicerane nuk e ka patur sezonin e saj më të mirë këtë radhë, ndaj nuk besohet se do të jetë një rival i rrezikshëm për Shahtjorin. Megjithatë, helvetët eliminuan, madje bindshëm, në turin e 16-shes një kundërshtar të vështirë si Eintrahti i Frankfurtit.

Lexo edhe :  Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë "baba full time"

Të hënën Interi ka mundur 2-1 Bayer Leverkusen, duke kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Zikaltërit rikthehen në këtë fazë të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit pas 10 vitesh. Edhe Mançester Junajtid ka arritur të kalojë në gjysmëfinale, pasi ka mundur FC Kopenhagën me një gol të vetëm. Anglezët kanë vuajtur përballë danezëve, duke u kualifikuar vetëm falë një 11-metërshi të saktë të shënuar në fillim pjesës së parë të kohëve shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola./Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV