Pamjet me dron, ja pasojat e shpërthimit katastrofal në Bejrut (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i madh që goditi portin e Bejrutit dhe rrethinat e saj një javë më parë ka lënë zonën si në një shtet të pasluftës. Niveli i shkatërrimit nga shpërthimi masiv i më shumë se dy mijë ton nitrat amoniumi është dhjetë herë më i keq se ai që bëri 15 vjet luftë civile në vend.

Të paktën më shumë se 160 njerëz kanë vdekur, 6000 të tjerë u plagosën dhe njerëzit të tjerë janë ende të zhdukur. Midis 200 mijë dhe 250 mijë banorë kanë mbetur të pastrehë dhe llogariten dëmet materiale me vlerë 3.5 miliardë dollarë. Një pjesë e këtij shkatërrimi është kapur nga një dronë që ka fluturuar mbi atë zonë, pamjet e të cilit tregojnë brendësinë e shtëpive dhe ndërtesave të tjera të copëtuara.

Disa ndërtesa të trashëgimisë, shtëpi tradicionale libaneze, muze dhe galeritë e artit kanë pësuar shkallë të ndryshme të dëmtimit. Humbja e trashëgimisë kulturore është deri më tani e pallogaritshme.

Ndërprerjet e energjisë kanë bërë që përpjekjet e pastrimit të jenë më të vështira dhe të rrezikshme në rrugët e errëta të mbuluara me xham të thyer dhe mbeturinat, me rrezik të vazhdueshëm të rënies së mbeturinave. Autoritetet kanë fajësuar shpërthimin në nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në port.

Për shumë libanezë, ishte thjesht shpërfillja e fundit e një elite sektare që për dekada të tëra nuk ka ofruar shërbimet më themelore. Indinjata që ka ndezur rrugët ditët e fundit ka shkaktuar rënien e bllokut të qeverisë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

Lajme të tjera

Web TV