Taulant Xhaka i premton besnikëri të përjetshme Bazelit, zhgënjehet në Ligën e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka bërë të ditur se është i gatshëm ta nënshkruajë që tani kontratën deri në fund të karrierës me skuadrën e Baselit. Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane “Blick”, ai ka thënë se dëshiron ta mbyllë karrierën te gjigandja helvete. “Unë gjithmonë kam thënë se nëse presidenti do të ma jepte një kontratë deri në fund të karrierës sime, unë do ta nënshkruaja menjëherë”, – ka pohuar ai për të përditshmen zvicerane në fjalë.

“Qëllimi im është që ta përfundoj karrierën time te Bazeli, – ka vijuar futbollisti kuqezi.
– Nuk dua të luaj për asnjë klub tjetër.” Mesfushori 29-vjeçar, që me Baselin ka kontratë deri në verën e vitit 2021, pati shpresuar që me skuadrën zvicerane ta fitonte edhe Ligën e Evropës këtë sezon. Por skuadra helvete është mundur thellë, 1-4, përballë ukrainave të Shahjorit të Donjeckut,në atë që ishte herë e tretë për të që arrin deri në çerekfinale të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit.

Në fakt, ishte një zhgënjim i madh për skuadrën e Bazelit, që, me paraqitjet e saj kishte vërtetuar se mund të vazhdonte të konkurronte në nivel të lartë të garave ndërkombëtare. Skuadra e Xhakës pati pësuar vetëm 4 gola dhe pati shënuar 20 në 10 ndeshje në Ligën e Evropës, por ka vijuar të pësojë 4 vetëm në takimin e së martës. Vetë Xhaka nuk arriti ta mbyllë ndeshjen, për shkak të një dëmtimi.

/Fjala.al

Të fundit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

Lajme të tjera

Web TV