Pandemia/Sonila Meço: Media po shpërndan gjendjeje ankthi për shkak të mungesës së transparencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Sonila Meço shprehet se në pushimet vjetore të këtij viti nuk mundi dot të shkëputet as në distancë mendore e shpirtërore nga lajmi i përditshëm për shkak të situatës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se mediat më të njohura botërore kanë publikuar këto ditë gjetjet e studimeve mbi shëndetin mendor në kohë pandemie, ndërsa në vendin tonë sipas saj ndodh e kundërta.

Gazetarja Meço shprehet se në mungesë të një publikimi me të dhëna thelbësore mbi këtë situatë në Shqipëri, media vihet në fokus si shpërndarëse e një gjendjeje edhe më të fortë ankthi, kur misioni i saj është informimi.

Postimi i plotë:

Në shkëputjen vjetore prej punës aktive në media, ndodh të kapësh veten si shikues, përdorues i saj, duke abstraguar nga bërja televizion përgjatë gjithë vitit.

Në këto pushime, nuk munda dot të shkëputem as në distancë mendore e shpirtërore nga lajmi i përditshëm. Covid-i, prindërit, familja, pasiguria, sekuestrimi i televizionit ku punoj, reagimet e të njohurve, frika globale ndaj një pandemie të pashestueshme…edhe një komunikim i thjeshtë ditor me miq e të afërm bart ankth, emocion negativ, stres, frikë, paranojë. “Iku edhe një nga covid, rrjetet sociale po mbushen me kumte vdekjesh në mosha të reja, krime nga më monstruozet, egërsi në komunikim, agresivitet në reagim, varfëri e tejskajshme, po falimentojnë edhe një media, nuk hapim dot tv e llogaritë sociale se po na shtrëngon kraharori”, këto fraza më shoqërojnë në të vetmin pushim vjetor me familjen time.

Dhe nëse hapni sot, mu bash sot si për rastësi mediat më të njohura botërore kanë publikuar gjetjet e studimeve mbi shëndetin mendor në kohë pandemie. Shoqatat e mjekëve, psikologëve, universitete të njohura po ngrenë alarmin për adresimin tani ndaj situatës psikologjike të shoqërisë kërcënuar njëkohshëm nga izolimi, distancimi social, papunësia në rritje, humbjet ekonomiko-financiare, pamundësia për të balancuar punën me kohë të plotë me mbajtjen e fëmijëve në shtëpi, dhuna e shtuar në familje, bombardimi me lajme të trishta, ankthioze…dhe hapet debat i madh, sepse numri i psikologëve dhe psikiatrëve konsiderohet i ulët edhe në vende të zhvilluara. Nuk e kam statistikën për Shqipërinë, por jam e bindur në rëndimin e shëndetit mendor të një shoqërie të drobitur, lënduar e të pabarabartë në akses shërbimesh e argëtimi.

Lexo edhe :  Dosja “Gërdeci” ish-ministri kundër ekspertëve: Nuk trajtoja municionet

Në mungesë të një publikimi me të dhëna thelbësore mbi këtë situatë në Shqipëri, media vihet në fokus si shpërndarëse e një gjendjeje edhe më të fortë ankthi, kur misioni i saj është informimi.
A ka situatë të dalë jashtë kontrolli pandemike?
Ka situatë të shtuar të krimit ordiner e mafioz? Ka varfëri?
Ka mungesë shteti në shërbimet bazike?
Ka luftë të egër jetë a vdekje politike? Ka gjuhë agresive në emër interesash jopublike?
Nëse përgjigjet janë një Po e fortë, nuk shpëtojmë dot duke ulur volumin e televizorit, apo fshehur celularin e lap topin poshtë dyshekut. As thjesht duke i mbushur mendjen vetes se nesër do të jetë më mirë.
Kjo situatë do një organizim të fortë profesionistësh, teknologjie, shteti, në atë pikë sa mos kërkohet më e keqja vetëm tek media, vetëm tek politika, vetëm tek vetja…sepse ndjenjat e pafuqisë, viktimizimit, pasigurisë e pamundësisë i japin një jetë të dytë jo pandemisë së parë, asaj të covid-it, por asaj, që kish krisur këtë shoqëri me pabarazi, emigracion e politizim të skajshëm edhe më herët se corona e mallkuar, pandemisë së shëndetit mendor.

Sisteme të tëra të konsoliduara po dështojnë me provën në ngarkesë. Ne me pasistemet tona, mund të nisim nga e para, me më pak kosto (paradoksale, por e vërtetë), por duhet vullnet, profesionalizëm e një guxim thuajse i marrë për të vënë të aftët, të duhurit në vendin e kohën e duhur. Kështu do ndryshojë realiteti e mund të presim media, politikë, shtet, kulturë e art po aq të mirë a të keq sa shoqëria ku jetojmë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota,...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

“Kam parë shumë si puna jote”/ Rama debate me qytetarin: Nëse je burrë…!

Kryesocialisti Edi Rama në fund të vizitës dhe diskutimit me qytetarët te ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, pati një diskutim jashtë radhe me qytetarin që deklaroi...

Konklava për Papën e ri, më 7 maj kardinalët përballen në Vatikan për një emër

Konklava për zgjedhjen e papës së ri do të nisë nga 7 maji. Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të...

Kanadaja voton sot për kryeministrin e ri! Ja kur pritet të dalin rezultatet e para

Kanadezët shkojnë në qendrat e votimit sot për zgjedhjet e lëna në hije nga tarifat, pasiguria ekonomike dhe kërcënimet e aneksimit nga Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV