“Me vdektë çuni…”/Pediatrja e njohur thirrje prindërve: Zgjidhini fjalët, ju jeni siguria për fëmijë tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithëve na ka ndodhur që të dëgjojmë betime për kokë të fëmijëve dhe madje disa prej nesh edhe janë betuar në emër të tyre.

Por kjo nuk është aspak diçka e mirë për fëmijën, jo për faktin se atij do i ndodhë apo jo diçka për shkak të betimit të pambajtur, por për shkak se jeta e tij nuk vlen se besimi i dikujt tjetër dhe vetvetiu kjo ndikon edhe tek fëmija i cili jetën e vlerëson sa një fjalë goje.

I këtij mendimi është edhe pediatrja Lira Gjika, e cila përmes një statusi në facebook kritikon ata prindër që bëjnë betime të tilla.

Ajo ka edhe një mesazh për ta: “Kujdes prindër, zgjidhini fjalët dhe mendojini mirë para se ti nxirni nga goja. Ju jeni modeli dhe siguria e fëmijës tuaj. Çfarë modeli do ti ofroni fëmijës, kur nuk dini se çfar thoni, që nuk i besoni as vetë fjalës tuaj apo që tjetri është më i rëndësishëm se vetë fëmija që thoni se e doni shumë?”

Statusi i plotë i pediatres Lira Gjika
“Me vdekte çuni që po të them të vërtetën” apo “për kokën e çunit apo të gocës”. Këto betime të tmershme, të cilat nuk na shkulen nga fjalori, i bëjnë si pa gjë të keq, burrat dhe gratë pa dallim. Ajo që të bën përshtypje, është se, asnjë nuk mendon se çfar po “nxjerr” nga goja dhe për çfarë bëhen gjithë këto betime, që të rënqethin mishin kur i dëgjon. Bëhen për ti besuar një dikush, që sado i rëndësishëm, që të jetë, nuk vlen sa jeta e fëmijës. Dhe ajo, që është më e dhimshme, qëndron në faktin që asnjë nuk betohet për veten dhe kur i thua: -çfar flet, kush është ky njeri, që ti duhet të thuash një betim të tillë?- pa gjë të keq thonë: “që të më besojë”. Ky mosbesim te fjala e vet personit, tregon një shkallë të ulët vetëvlerësimi dhe papërgjegjshmëri. A i ka shkuar në mëndje ndokujtë, po ti dëgjojë fëmija çfarë do të ndjejë, mendojë dhe provojë?

Lexo edhe :  “Mund ta bëhet minierë “floriri” , historiani: Ja si ta shpëtojmë Burgun e Spaçit

Kujdes prindër, zgjidhini fjalët dhe mendojini mirë para se ti nxirni nga goja. Ju jeni modeli dhe siguria e fëmijës tuaj. Çfarë modeli do ti ofroni fëmijës, kur nuk dini se çfar thoni, që nuk i besoni as vetë fjalës tuaj apo që tjetri është më i rëndësishëm se vetë fëmija që thoni se e doni shumë? Lira Gjika./Ar.Ha/Fjala.al/

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV