FBI-ja amerikane do hetojë për shpërthimin në Bejrut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.

Hale ka thënë më 13 gusht se hetuesit e FBI-së do të marrin pjesë në këto hetime, pas ftesës së bërë nga autoritetet e Libanit.

Ai i ka bërë të ditura këto detaje përgjatë një vizite në lagjen e shkatërruar nga shpërthimit të javës së kaluar, që ka lënë të vdekur më shumë se 170 persona dhe ka plagosur më shumë se 6,000 të tjerë.

Si pasojë e shpërthimit, rreth 300,000 persona besohet se kanë mbetur të pastrehë.

“FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale.

Përgjatë vizitës së tij treditore, Hale pritet të theksojë nevojën që Libani të kryejë forma të mëdha politike.

Shpërthimi i 4 gushtit ka rritur shkallën e zemërimit ndaj liderëve të Libanit, i cili përballet me krizë ekonomike dhe pandemi të koronavirusit.

Shpërthimi është thënë të ketë ndodhur si pasojë e ndezjes së 2,750 tonëve të nitratit të amonit, që ka qëndruar në portin e Bejrutit për gjashtë vjet në mënyrë të pasigurt.

Qeveria e Libanit, në krye me Hassan Diab ka thënë dorëheqje më herët gjatë kësaj jave, pas disa ditëve të protestave në rrugë.

Parlamenti i Libanit ka miratuar të enjten shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke i dhënë ushtrisë fuqi për të shpallur orë policore, të ndalojë organizimet në rrugë si dhe të censurojë mediat.

Lexo edhe :  Në Fushë Milot u përplasën dy fise, zbulohen detajet e ngjarjes gjatë votimit

Organizata Ndërkombëtare, Human Rights Watch ka shprehur shqetësim se kjo masë do të shërbejë “si arsyetim për shtypje të protestave dhe do të hedhë poshtë ankesat legjitime të një pjesë të popullsisë së Libanit”./REL

Të fundit

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë...

“Si rrufe në qiell të hapur”/ Klosi: Dibra iu bashkua trenit të fitores pas 35 vitesh

Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në Dibër, foli në A2 CNN për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke u shprehur tepër i...

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës "Sotir Gura". Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se një automjet ka përplasur...

PS fiton Bashkinë e Shijakut! Ja sa është diferenca e votave me PD-në

Ka përfunduar procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë. Partia Socialiste renditet e para...

Gjykata Lezhë lë në detyrim paraqitje burrin e Elda Hotit

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi. Të...

Lajme të tjera

Web TV