“Të plaçin sytë. Moj ti që…”/Pediatrja e njohur ka një mesazh për baballarët që u ulërijnë grave në sy të fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmija është gjëja më e shtrenjtë për të dy prindërit dhe sjellja e tyre në prani të fëmijëve ndikon shumë në formimin e këtyre të fundit.

Pediatrja e njohur Lira Gjika përmes një statusi në “Facebook” u kërkon prindërve, kryesisht baballarëve që të tregohen të kujdesshëm.

Ajo shkruan se këta baballarë që përdorin terma si: “Ku i kishe sytë moj, të plaçin sytë. Moj ti që nuk ruan djalin. Po i ndodhi gjë djali, gjej vrimë ku të futesh”, vetëm baballarë nuk janë.

“Ky njeri dhe baba, mos kujtoni se është nga fshati apo ndonjë injorant, përkundrazi është me shkollë të lartë, me specializime jashtë shtetit, punon në vende drejtuese në shtet, jep mësim në fakultet dhe është kudo në këtë vendin tonë. Ky lloj babai vetëm baba nuk është, sepse po të ishte i tillë nuk do të sillej kështu me nënën e fëmijës së tij dhe nuk do ta çorientonte në këtë mënyrë ekstreme fëmijën e tij djalë”, shkruan ajo.

Por kjo nuk është aspak diçka e mirë për fëmijën, jo për faktin se atij do i ndodhë apo jo diçka për shkak të betimit të pambajtur, por për shkak se jeta e tij nuk vlen se besimi i dikujt tjetër dhe vetvetiu kjo ndikon edhe tek fëmija i cili jetën e vlerëson sa një fjalë goje.

I këtij mendimi është edhe pediatrja Lira Gjika, e cila përmes një statusi në facebook kritikon ata prindër që bëjnë betime të tilla.

“Kujdes prindër, zgjidhini fjalët dhe mendojini mirë para se ti nxirni nga goja. Ju jeni modeli dhe siguria e fëmijës tuaj. Çfarë modeli do ti ofroni fëmijës, kur nuk dini se çfarë thoni, që nuk i besoni as vetë fjalës tuaj apo që tjetri është më i rëndësishëm se vetë fëmija që thoni se e doni shumë?”

Ajo ka edhe një mesazh për këta baballarë: “Këtij diskriminimi duhet ti vijë fundi sepse në rradhë të parë dëmtohen vetë meshkujt, pra djemtë dhe burrat. Duam apo nuk duam, na pëlqen apo jo, besim dhe siguria i kanë rrënjët tek nëna”

Lexo edhe :  Shqiptarët, njerëzit me valixhe në dorë e vështrimin përtej detit

Statusi i plotë i pediatres Lira Gjika
“Ku i kishe sytë moj, të plaçin sytë. Moj ti që nuk ruan djalin. Po i ndodhi gjë djali, gjej vrimë ku të futesh”. Ky djalog makabër vazhdon të jetë present në bisedat burrë grua, kur fëmija djalë, jo për fëmijën vajzë pëson ndonjë dëmtim apo sëmuret. Edhe pse janë shtuar baballarët që i duan vajzat e tyre si dritën e syve, prapë baballarët që bëjnë të tilla skena vazhdojnë të jenë shumicë.

Këto shprehje, babai i “përvëluar” ja drejton nënës së djalit.

Ky njeri dhe baba, mos kujtoni se është nga fshati apo ndonjë injorant, përkundrazi është me shkollë të lartë, me specializime jashtë shtetit, punon në vende drejtuese në shtet, jep mësim në fakultet dhe është kudo në këtë vëndin tonë. Ky lloj babai vetëm baba nuk është, sepse po të ishte i tillë nuk do të sillej kështu me nënën e fëmijës së tij dhe nuk do ta çorjentonte në këtë mënyrë ekstreme fëmijën e tijë djalë.

Këtij tip babai as i shkon në mëndje që djali i tij nuk mund të bëhet i rritur i sigurt, pa besimin tek nëna. Këta të rritur vijnë vetë nga eksperienca të tilla, ku baballarët e tyre me sjelljet e ashpra ndaj gruas, nënës së fëmijës, i kanë katandisur këta të rritur të paaftë për të dashur e besuar te gruaja. Ata kanë nevojë për gruan, por nuk mund të sillen mirë me të. Ata janë konfuz për shkak të pasigurisë dhe mosbesimit. Deri diku nuk dinë të jenë as të dhimsur.

Ajo që është më e keqja, këta individë dinë të mësojnë, por janë të cunguar për ta përdorur njohurinë për të përmirësuar veten dhe kështu të mund të ndërpritet kjo mënurë macabre komunikimi, që vetëm gjymton të rritur e të parritur. Këtij diskriminimi duhet ti vijë fundi sepse në rradhë të parë dëmtohen vetë meshkujt, pra djemtë dhe burrat. Duam apo nuk duam, na pëlqen apo jo, besim dhe siguria i kanë rrënjët tek nëna.

Të fundit

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi...

Breshëria e kallashnikovit në Fushë Krujë, babai i Mond Vogës: E di kush e ka bërë

Babai i Mondi Vogës, personi që ka në pronësi lokalin në Fushë Krujë ku mëngjesin e së premtes u qëllua me breshëri kallshanikovi, ka...

Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Shqipëria do të presë e Samitin e NATO-s, në vitin 2027, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit tonë që Tirana do...

Vila, makina e truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeccari nga Gjirokastra. Operacioni për sekuestron e pronave...

Qielli shqiptar është kthyer në rrugën e re të ekonomisë

Shqipëria, vendi i detit dhe maleve, po ndryshon lojën. Qielli mbi ne është kthyer në rrugën e re të ekonomisë, ku fluturimet drejt Tiranës...

Lajme të tjera

Web TV