Zbulohen varre ilire nga barbarët dhe hidhen në lumin Vjosë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë punimeve të bëra në rrugën e Memaliajt janë zbuluar disa varre ilire, një prej tyre është edhe kjo varrezë e sjellë në rrjetet sociale nga ambientalisti Sazan Guri.

Foton Sazan Guri e shoqëron edhe me një mbishkrim ku shprehet se këtë gur varri me mbretëreshën me një gjarpër e me një pishtarë e shpëtoi një djalë nga mijëra copëra të thyera brenda në Vjosë.

“Mirë i hodhe po pse i theve, mirë i theve po pse i mbyte në lumë, o ditëzi, o barbar”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Sazan Gurit

Një nga 200 varret ilire të gjetura gjatë ndërtimit të rrugës së re pa shkuar në Memaliaj, te fshati Iliras. Prej kohe vrisja mendjen se ky fshat, kot nuk e ka këtë emër. Dhe u zbulua, por nuk qe e thënë prapë. Barbarët i copëtuan dhe i hodhën në Vjosë, Instituti Arkeologjik ishte i zënë shumë.

Ndërtuesi i rrugës barbar dhe lekë lekë e tamaqar, Ministria e Kulturës c’ne ata me kësi punësh, Axhensia e Shpëtimit Arkeologjik po merresh me velierën si të ndërtonte ca frëngji si ‘gliqe pulash’ për të parë muzeun nëntokësor të enkelejdëve e taulantëve në hyrje të Durrësit, e pastaj ka faj Gerbi apo Zgerbi kur thotë se aty kishte grek……o hasana o baraba.

Këtë gur varri me mbretëreshën me një gjarpër e me një pishtarë e shpëtoi një djalë nga mijëra copëra të thyera brenda në Vjose. Mirë i hodhe po pse i theve, mirë i theve po pse i mbyte në lumë, o ditzi, o barbar. Duhet të bëjmë kush më thotë. do ta hedhim në gjyq kompaninë dhe institucionet e mësipërme, si thoni…/Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Kapet me 11 kg kokainë dhe pistoletë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

Policia e Bolonjës ka arrestuar një shtetas shqiptar 34 vjeç, i cili u kap me mbi 11 kilogramë kokainë...

Gjermani, 5 vjet burg për biznesmenin serb

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në...

Drejtori sportiv i Interit i bën “dalje” Asllanit: “Kush duhet të largohet tashmë e di”

Në media flitej prej kohësh, që Inter kishte nxjerr në shitje Asllanin, por tashmë vjen dhe konfirmimi zyrtar nga vetë drejtori zikaltër, Piero Ausilio....

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për shqetësimin e saj familjar. Nuk...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Lajme të tjera

Web TV