Prej ditësh emigrantët shqiptarë po përjetojnë momente të vështira teksa presin në radhë për orë e ditë të tëra për të kaluar kufirin me Greqinë.
Lidhur me këtë situatë së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në Instagram ai shprehet se jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.
‘Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!
Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren’, shkruan Rama./Fjala.al