Situata në Kakavijë/ Reagon PDIU: Të kërkohet urgjent ndërhyrja e OSBE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës situata vijon të jetë kaotike prej ditësh, ku radha e gjatë e automjeteve vijon të mos përmirësohet.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar në rrjetet sociale PDIU e cila është shprehur se Ministria e jashtme duhet të kërkojë urgjent ndërhyrjen e Kryetarit të radhës së OSBE e te angazhohet me palën greke për zgjidhjen e krizës humanitare.

Reagimi i plotë:

Deklarate per shtyp e PDIU !

Kjo eshte koha e mallkuar qe jetojme ku “ Pirati behet Pape“

Pdiu reagon me force per situaten katastrofike humanitare te krijuar prej disa ditesh ne kufirin me Greqine , e cila kulmoi sot me humbjen e jetes se nje femije nga autoambulanca e nje shteti rrumpalle qe dhe kur ben sikur te vjen ne ndihme me shume shton kaosin ..

Radhe te gjata kilometrike njerez qe kane nevoje per ndihme humanitare , uje, ushqime e sherbim mjeksor , qe duken sikur jane refugjate te zonave ne lufte , turpesisht per te gjithe ne jane ne teritorin Shqiptar ..

Prej dy dekadash pikerisht ne cdo muaj Gusht emigrantet Shqiptar perballen me racizmin , ksenofobine e shtetit Grek qe i trajton qytetaret Shqiptare si qytetare te dores se dyte , me cinizem e racizem..

Por fatkeqesisht ne kete kohe te mallkuar qe po jetojme , shteti rrumpalle i Rilindasit autokrat eshte si gjithmone inegzistent ..

1. Ku eshte Ministria e Brendshme qe e di prej vitesh qe ne Gusht ka fluks te shtuar ne pikat e kalimit kufitar?

Ky shtet rrumpalle , me kohe duhet te merte masat per te shtuar bashkepunimin e sportelet me palen Greke

2. Ministria e Shendetsise duhet te kishte marre masat ne pikat kufitare por dhe ne qytetet kryesore qe te hapnin vendet e dedikuara per berjen e testeve vetem per emigrantet
3. Ministria jone e Jashtme duhej me kohe te komunikonte me palen Greke per kete situate qe do ishte e tille si cdo vit duke shtuar dhe situaten e Covid 19 ..

Lexo edhe :  Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi

Ministria jone e jashtme duhet te kerkoj urgjent nderhyrjen e Kryetarit te radhes se OSBE , te lere pushimet ne Dhermi e te angazhohet me palen Greke per zgjidhjen e krizes humanitare ..

Shteti rrumpalle i pa afte i Rames eshte si gjithmone inegzisten ne raste emergjencash e fatkeqesish .

Kjo eshte vertete nje kohe e mallkuar per Shqiptaret koha kur : “ Pirati behet Papë“

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV