Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, TIA njofton rregullat e reja të vendosura nga Polonia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana International Airport ka reaguar pas bllokimit të shqiptarëve në Varshavë të cilët nuk arritën dot të hyjnë në Poloni.

Sipas njoftimit, të gjithë pasagjerët që nuk kanë arritur të hyjnë në Poloni dhe janë bllokuar në Varshavë apo ndonjë aeroport tjetër do të kthehen me fluturim shtesë në Rinas.

Po ashtu TIA ka sqaruar edhe 5 kategoritë që mund të udhëtojnë drejt Polonisë sipas kushteve të BE dhe të vetë vendit. Vetëm personat e martuar ose që janë fëmijë të një shtetasi polak, ose në kujdes të një qytetari polak, personat që kanë Kartën Polake apo me leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme, ata me leje pune, drejtuesit e misioneve diplomatike në Poloni si dhe studentët të pajisur me dokumentacion përkatës mund të udhëtojnë për në Poloni.

Policia mbrëmjen e kaluar njoftoi se fluturimet e rregullta me Shqipërinë ishin mbyllur por udhëtarët e fluturimit të fundit nuk u lejuan dhe bëhej fjalë për rreth 50 shqiptarë të cilët pretendonin se kishin në fakt një ditë që prisnin aty.

STATUSI NGA TIA

?Në vëmendje të pasagjerëve që kanë
prenotuar bileta për në Poloni✈

?Pas njoftimit për ndalimin e qytetarëve shqiptarë drejt territorit të këtij vendi, Lot Airlines ka dërguar listën e rregullave për qytetarët/rezidentët të cilët do të mund të udhëtojnë drejt shtetit polak:

?1. Persona që janë të martuar ose janë fëmijë të një qytetari në Republikën e Polonisë, ose janë në kujdes të vazhdueshëm të një qytetari në këtë vend;
?2. Persona që kanë Kartën Polake (Karta Polaka) dhe persona të huaj të cilët kanë leje qëndrimi të përhershme ose të përkohshme brenda territorit të vendit.
?3. Persona të cilët janë të pajisur me leje pune në Poloni
?4. Drejtues të misioneve diplomatike brenda shtetit polak
?5. Persona që janë studentë në Republikën e Polonisë, të cilët duhet të pajisen me një dokument që e vërteton këtë gjë, e më pas do t’i dorëzohet Policisë Kufitare.

Lexo edhe :  Kush do jenë ministrat e rinj? Rama takim informal, zbulohet takimi në jug

?Të gjithë pasagjerët të cilët nuk arritën të hynin sot në Poloni, do të vijnë drejt TIA me anë të fluturimit shtesë.

?Për çdo paqartësi, këto janë mënyrat e komunikimit me zyrat qendrore të LOT Airlines:

Email: Ops.pax@lot.pl
Pax ËAË; mob. +48536363098

Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror...

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Ngjarja e pazakontë...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi

Sportistët e mbështetur nga Bashkia e Tiranës kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare duke arritur suksese historike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

PD ankimon edhe Qarkun Tiranë/ Na mbyllën TikTok-un para zgjedhjeve! S’kishim akses

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ edhe për Qarkun Tiranë, ku humbi 4 deputetë në krahasim...

Lajme të tjera

Web TV