Situata në kufirin grek/ Tritan Shehu propozon një zgjidhje për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Partisë Demokratike, ka dhënë një propozim për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në dy pikat kufitare të Kakavijës e Kapshticës.

Ai kërkon nga qeveria të aktivizojë të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike dhe të kryejë testime direkte 24 orëshe në pikat kufitare.

Shehu thekson se ky duhet të jetë propozimi i parë i palës shqiptare kundrejt asaj greke. Ndërkohë në radhë të dytë duhet edhe në shkallë kombëtare të paktën 2500 teste ditore, por edhe mijëra teste serologjike.

Postimi i plotë i ish-ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu

Rama i deshtuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”!

Situata ne perkeqesim aty, qe ka si arsye keqmernaxhimin e pandemise prej tij duke na futur ne nje krize te rende shendetesore e izolim, te identifikuar si “Delja e zeze Covid” ne Europe, kerkon nje zgjidhje afatgjate e jo vetem per 24 ore!

Nje nga shkaqet kryesore te kesaj eshte numri i ulet afrikano Qendror i testimeve dhe bllokimi me dhune si talebanet i laboratoreve per shume muaj, duke krijuar nje dem te pallogaritshem ne nivelin shendetesor dhe izolimin e vendit, qe, tani, duhet kohe per t’u rikuperuar.

Sidoqofte se paku per te stabilizuar disi gjendjen ne kufirin me Greqine, Qeveria jone duhet te organizoje me urgjence dhe ne marreveshje me palen greke:

—Testimin e vazhduar PCR, 24 oresh direkt ne te kater pikat kufitare, duke aktivizuar te gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe te tjera te kontraktuara nga jashte, sic behet kudo ne bote.

Ky duhet te jete propozimi i pare i yni ndaj pales greke, e cila cdo dite po realizon per shqiptaret ne kufi me shume testime sesa shteti yne ben ne te gjithe vendin, pikerisht per te permiresuar gjendjen aktuale e per te filluar lehtesimin e regjimit te kalimit te qytetareve tane ne teresi jo vetem drejt Greqise, por me tej dhe vendeve te tjera.

Lexo edhe :  Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat...

—Gjithashtu eshte i domosdoshem edhe realizimi ne nivel vendi minimalisht te 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, pervec disa mijera serologjike.

Rama nuk mund te fshehe pergjegjesite e tij. Gjendja nuk permiresohet duke u sjelle si nje “ufo” i sapoarritur ne Shqiperi, as si “struci”, apo vetem duke ju lutur pales greke ne keto momente shume te veshtira per sot dhe per neser./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv...

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Lajme të tjera

Web TV