“Kakavija”/ Meta: Qeveri e papërgjegjshme! Ndjesë në emër të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta bën përgjegjës qeverinë shqiptare për situatën e rëndë që kaluan qytetarët në pikën kufitare të Kakvijës ku prej ditësh qëndruan në rrugë në pritje për të hyrë në shtetin fqinj, Greqinë.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Meta tha se qeveria gjen justifikime dhe e drejton gishtin nga ana tjetër e kufirit.

“Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, Qeveria gjen justifikime duke e drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore që të marrë masat dhe të kujdeset për shtetasit e saj.

Çfarë informacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që lëvizin jashtë vendit, dhe në mënyrë të veçantë atyre për në Greqi. A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga MEPJ për kuotës e leje kalimit prej 750 vetësh në ditë. Përgjegjësia është vetëm e qeverisë shqiptare”, shprehet Meta.

Më tej në emër të shteti shqiptar Meta u ka kërkuar falje qytetarëve për momentet e vështira që kaluan në pikat e kalimit kufitar.

“Kërkoj ndjesë në emër të shtetit shqiptar për të gjithë qytetarët që për ditë të tëra kaluan momente tepër të vështira në pikat e kalimit kufitar me Greqinë”, tha ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV