Vrasja e  ish-futbollistit të Vllaznisë, shpallet në kërkim kampioni i boksit me vëllanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sebastian Smakaj 29-vjeç, kampion i boksit në Shkodër është shpallur në kërkim së bashku me vëllanë për vrasjen e ish-lojtarit të Vllaznisë Gledis Kraja mbrëmjen e djeshme.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se Sebastian Smakaj qëlloi me breshëri automatiku 23-vjeçarin Kraja.

Autori ka qenë në vendngjarje së bashku me vëllain e tij në momentin e ngjarjes dhe janë larguar pas vrasjes së bashku me një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.

Policia e Shkodrës po punon për arrestimin e autorit.

I riu i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, 23-vjeçari Gledis Kraja, rezulton që të ketë qenë ish-futbollist i ekipit të Vllaznisë deri para disa vitesh.

Ai u ekzekutua me breshëri automatiku, teksa po lëvizte me makinë, duke gjetur vdekjen më vonë në spital.

Si të dyshuar për krimin, policia ka shpallur në kërkim shokun e tij Sebastjan Smakaj, i cili rezulton kampion i arteveve marciale.

Ai është shpallur kampion në vitin 2015, në kategorinë e “Taekwondo” për peshën 80 kilogramë.

Dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, ku i riu me origjinë nga Lezha u ekzekutua teksa po udhëtonte me makinën e një shoku të tij tip “Ford”, në lagjen “Daniel Matlija”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Do ta shohim!”/ Zgjedhjet e 11 majit, Rama-Berishës: O buf dil tani, shaj e shpif

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa i është drejtuar edhe kreut të PD, Sali...

Veliaj u la në burg, Rama shkon për herë të tretë brenda javës në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës të enjten menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish...

Media britanike: ‘Koreja e Veriut e Evropës’ tani një destinacion mahnitës për pushime

Dikur i quajtur “Koreja e Veriut e Evropës”, ky vend tani është shndërruar në një destinacion mahnitës mesdhetar, i mbushur me plazhe të bukura,...

Ndryshimet në kodin zgjedhor, pritet votimi sot në Kuvend

Ndryshimet në kodin zgjedhor pritet të miratohen sot në kuvend. Të dy palët pritet të miratojnë ndryshimin që shteti do të paguajë postën për...

“Nuk ju vjen e keqja nga Edi Rama”/ Kryeministri: Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri

Edi Rama: Pa mua dhe PS nuk vinte kjo kohë. Kjo kohë ka dallgët e veta, e kam thënë me çdo kosto, me çdo çmim....

Lajme të tjera

Web TV