EMRAT/ Pesë persona të dënuar për vepra të rënda penale duhet të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar ditën e sotme formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, katër shtetasve me banim në Elbasan dhe një tjetri me banim në Berat, në kuadër të operacionit anti-KÇK, të nisur prej fillimit të shkurtit.

Sipas burimeve zyrtare, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

• E. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

• E. S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• M. B., banues në Elbasan,i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

• B. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• A. G., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Burime bëjnë me dije se këta shtetas janë: Elis Bahushi, Edmond Stafa, Met Bozi, Bledi Çepa dhe Armand Gavelli.

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e policisë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja  Vetëm 11.5% e banorëve të rritur të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale katolike, por ata janë besimtarët...

“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para simpatizantëve në Lezhë ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Berisha sfidoi Ramën që...

James O’Brein: Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për hir të...

Rëndohet situata në Qafën e Ulzës, në mjetet e bllokuara ka edhe të sëmurë

Është rënduar më tej situata në aksin nacional Burrel – Milot në vendin e quajtur Qafa e Ulzës. Qindra mjete janë të bllokuara prej disa...

Mbi 50 të plagosur nga përplasja e tramvajeve në Francë

Dy tramvaje janë përplasur në Strasburg në Francën lindore duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, por asnjë kritik, thanë autoritetet. Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes...

Lajme të tjera

Web TV