Përplasje Meta-Veliaj/ Presidenti iu kërkon gazetarëve hapjen e një media të re, kryebashkiaku i përmend “7%-çin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryebashkiaku i Tiranës janë përplasur ditën e sotme dhe shkak ka qenë situata me mediat.

Duke marrë shkas nga publikimi i mesazheve, ku Veliaj i kërkonte pronarit të RTV Ora-s shkarkimin e gazetares Beti Njuma, kreu i shtetit akuzon qeverinë për presion ndaj shtypit, fjalës së lirë dhe pasqyrimit të së vërtetës.

Meta iu ka kërkuar gazetarëve hapjen e një media të re transparente që sipas tij ta nisë kohën e re me përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik, siç e cilëson ai qeverisjen “Rama”.

“Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik. Tmerri nga fjala e lirë dhe pasqyrimi i së vërtetës është tipari kryesor i regjimeve kriminale që nuk e bazojnë qeverisjen mbi votën e lirë dhe fjalën e lirë, por në mbajtjen të shtypur dhe të frikësuar të popullit të tyre. Asgjë nuk e ndal Ndryshimin! Madje koha e Ndryshimit ka kaluar prej 4 vitesh. Tani ka ardhur Kohë tjetër!

Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë Kohën e Re me Përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti. Mos u dorëzoni para presioneve të pushtetit dhe pronarëve!Kujtoni poezinë e Havzi Nelës dhe do i qëndroni misionit tuaj fisnik në shërbim të të vërtetave dhe popullit shqiptar që meriton të rimarrë në dorë fatet e Tij. Si President, por edhe si qytetar, jam sot me gazetaren Beti Njuma dhe familjen e saj të lënduar nga rrugaçëria e një pushteti të pacipë dhe brutal, por edhe me të gjithë kolegët e saj të cilët shantazhohen çdo moment.” shkruan Presidenti.

Lexo edhe :  LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Ilir Meta ka shkuar më tej duke menduar edhe për Bordin Drejtues, që sipas tij do jetë i përbërë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi, sikur e cilëson ai qeverinë Rama.

“Çdo shqiptar që do një media në shërbim të së vërtetës do jetë aksioner! Dhe Bordi Drejtues do jetë i përbërë vetëm nga gazetarë kurajozë të cilët janë shantazhuar, kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.” shkruan kreu i shtetit.

Pas akuzave të Metës, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Kreu i bashkisë së Tiranë i ka kujtuar kreut të shtetit video-përgjimin me ish-ministrin Dritan Prifti dhe shprehet se Meta me historinë e 7 për qindëshit ka para për ta mbajtur një media gjatë gjithë jetës.

Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin.

Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 për qindshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me permbajtje gjithë jetën! Suksese“, shkruan Veliaj në rrjetet sociale./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV