“Soros mbush sot 90 vjeç”, Parid Turdiu: Në Shqipëri soroizmi ra në duart e të korruptuarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu, që jeton në SHBA, djalë i një prej familjeve të njohura dhe të vjetra Tiranase, përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka zbuluar një mesazh i ardhur në adresë të tij.

Ashtu siç ai bën të ditur mesazhi ka lidhje me Soros, që siç shkruan Turdiu sot mbush 90 vjeç. Teksa përmend vendin e tij Shqipërinë, ndër të tjera ai shprehet se ‘Brenda në Shqipëri soroizmi ra në duart e korrupteve. Në Shqipëri komsat e shtrembëruan soroizmin në “Shoqëri të Hapur të mbyllur”.’

Postimi i plotë i Parid Turdiut:

Inboksi im

Soros mbush sot 90 vjeç.

Dikush më çoi në Inbox një video të O’Reilly që thonte se Soros ka kontibuar $17 milion në fushatën e prokurorëve të shteteve të USA, prandaj drejtësia amerikane qenka shkatërruar.

Unë: Drejtësia amerikane nuk është e shkatërruar. I duket Oreillyt ashtu se nuk e lejojnë të … gratë e reja të punës.

Nqs Soros jep 17 milion për liberalët, miliarderët republikanë japin 170 milion për konservatorët.

Lejimin e financimit privat të fushatave politike e kanë kërkuar republikanët.

“Open Society” ka qenë përgjithësisht e mirë për Shqipërinë. Ka dhënë bursa, ka ndërtuar shkolla, ka nxitur Greqinë të përmirësojë gjendjen e emigrantëve, mbështeti të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, uli Serbinë në tryezën e bisedimeve me shqiptarët.

Brenda në Shqipëri soroizmi ra në duar e korrupteve se 1) pothuajse nuk ka shqiptarë jo korrupte, 2) shqiptarët liberale, me traditë qytetare, qenë të parët që ikën nga Shqipëria.

Ngelen komsat dhe katundarët.

Soroizmit e kapën komsat, se duhej të dijë gjuhë të huaj. Katundarët i drejtuan energjitë e veta në zaptimin e tokave të tjetërkujt.

Në Shqipëri komsat e shtrembëruan soroizmin në “Shoqëri te Hapur të mbyllur”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  "Gjyqtarja Elsa Ulliri të largohet vetë, SPAK të provojë konfliktin e interesit"

 

Të fundit

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Gjeni një trajner të ri

Serbia vinte në Tiranë me stofin e një ekipi favorit, por në fushë, të besuarit e Stojkovic shfaqën një...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 8 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.8 lekë dhe shitet me 86.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 98.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit 8 Qershor 2025, temperatura deri në 38°C

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të...

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh prej 20,000 dollarësh. Galeria Rajonale...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Lajme të tjera

Web TV