“Virusi nuk njeh moshë…”/ Mjeku Kalo zbulon çfarë po ndodh te Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo ka apeluar sërish për respektimin e masave anti-Covid, si një mënyrë për të frenuar përhapjen e këtij virusi të rrezikshëm.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin e tij social Facebook, Kalo bën të ditur se koronavirusi nuk njeh moshë dhe në spitalin infektiv po shtohen rastet e të rinjve të prekur si edhe humbjet e jetës në radhët e tyre.

Postimi i plotë i Tritan Kalos

Kohë kovidiane….18.08.2020….Kontrollet e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobusët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, nuk i vlejnë askujt nëse ato fshehin realitetin…..Rënia në kënaqësi dhe mos marrja e masave nuk i shërbejnë përballjes së suksesshme me sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….

Unë jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, POR sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska….Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmendur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjellje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre….

Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arsyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”….NË Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..

Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid nuk po njeh më moshë prekje si dhe marrje jete……Reagimi ynë si qytetarë nuk mungon por ligjin në këtë rast DUHET ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe policia bashkiake duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban…..punë sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite demon-kraci…..flitet për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të pandërgjegjësuar…..ACT NOW!!!

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV