Marrëveshja në MV: Fuqia e kontributit pozitiv të faktorit shqiptar të jetë e përhershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Agrare Ambientaliste ka vlerësuar marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar që fuqia e kontributit pozitiv të faktorit shqiptar të jetë e përhershme.

PAA në një deklaratë për shtyp thotë se faktori shqiptar nuk duhet të ushqejë nacionalizmin e sëmurë por në Maqedoninë e Veriut duhet të ndikohet në zhvillimin harmonik të komuniteteve etnike.

Më tej thuhet se vendi amë Shqipëria duhet të ndikojë pozitivisht në faktorin shqiptar të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Deklarata e plotë

Partia Agrare Ambientaliste– Shqiptarët faktorë të rêndësishëm për paqen dhe prosperitetin. PAA vlerëson krijimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe kontributin e rëndësishëm tē faktorit shqiptar.

Fuqia  e kontributit pozitiv të faktorit shqiptar duhet të jetë e përhershme,pa ushqyer nacionalizmat e sëmurë, por duke ndikuar në  zhvillimin harmonik të vendeve multietnike dhe me histori të dhimbshme në të shkuarën jo të largët.

Eleminimi i krizave politike, avancimi në procesin e integrimit euro-atlantik,ndërmarrja e reformave të mirë-qeverisjes, rritja e  bashkëpunimit rajonal për paqen dhe prosperitetin –  janë dhe mbeten prioritetet kryesore për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

“Ju tregoj pse fitoi Rama”, Arlind Qori flet më troç se kurrë

Kryetari i partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania, ku komentoi zgjedhjet e mbajtura në 11 maj. Ai...

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje të re politike në muajin...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

Lajme të tjera

Web TV