FOTO/ Kur Crvena Zvezda luante 75 vjet më parë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 25 gusht ora 20:00, Tirana pret në stadiumin “Air Albania”, serbët e Crvena Zvezdës, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Kampioneve.

Është mësuar edhe gjyqtari që do të vendosë drejtësi për këtë ndeshje. Do të jetë suedezi, Kaspar Sjoberg, arbitri që do të drejtojë ndeshjen në “Air Albania”.

Por shpesh herë është ngritur dhe pyetja se çfarë pritet të ndodhë në Tiranë më 25 gusht, kur Cërvena Zvezda do të përballet me ekipin e Tiranës.

Kujdesi nga “provokacijet” dhe fitorja e ekipit tonë, janë dy sukseset që u tregojnë vendin ultranacionalistëve të sëmurë.

Dhe pikërisht lidhur me këtë ndeshje, ka qenë gazetari i njohur Bedri Alimehmeti ai që na ka kthyer pas në kohë duke na risjellë në vëmendje një ndeshje miqësore mes Crvena Zvezdes dhe Tiranës në vitin e 1945 të cilën e shoqëron edhe me foto.

Përmes postimit të tij në Facebook, ai na kujtoj se ndeshja e 25 gushtit është e dyta për Crvena Zvezda që vjen në Tiranë.

“Ekipi i Crvena Zvezdes do të luajë në Tiranë kundër Sk Tirana. Për herë të parë dhe të fundit ky ekip ka qenë në Tiranë në korrik të vitit 1945 për një ndeshje miqsore. I urojmë Sk Tiranës suksese në këtë ndeshje”, shkruan Alimehmeti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV