Fluks turistësh nga Maqedonia, radhë të gjata në Qafë-Thanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Masat e rrepta të vendosura nga Greqia në kufi ka bërë që shumë turistë të maqedonas të zgjedhin rivierën dhe bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre verore.

Edhe ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar te Qafë Thanës ka patur hyrje të shumta nga Maqedoni e Veriut në drejtim të vendit tonë.

Fluksi i udhëtarëve ka ardhur si shkak i dyndjeve të shumta të turistëve shqiptarë, por edhe të huaj të cilët kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bëjnë të ditur se fluksi i udhëtareve ka qenë i lartë edhe mëngjesin e kësaj të diel ku prej orëve të para të mëngjesit kanë hyrë më shumë se 3000 udhëtare përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Në dy ditët e fundit kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 12 mijë shtetas shqiptarë të Maqedonisë së veriut por edhe të huaj.

Ndërkohë për të përballuar këtë fluks mjaftueshëm të lartë burime pranë kësaj pike bëjnë të ditur se po punohet me 6 sportele nga pala shqiptare, 4 në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa nga pala maqedonase punohet me 5 të tilla./Ar.Ha/Fjala.al/

Të fundit

Sojli: Parashqevi Simakun nuk e mbështetën! Mund të kishim dhe ne një Céline Dion

Në Shqipëri ai mbahet mend si një nga artistët më të dashur, por në SHBA, rrugëtimi tij vijoi edhe...

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan konfirmon telefonatën me presidentin rus. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai ka një plan...

Mjekët japin alarmin: Paracetamoli, sfida e re e rrezikshme në Tik-Tok!

Në platformën TitTok paraqitet një sfidë e rrezikshme që targeton të rinjtë që sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit qetësues...

Rexhep Qosja voton dhe jep një mesazh: Demokracia ndërtohet me kurajo

Shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. “Duke u mbështetur në shpatullat e së ardhmes ndjej peshën e përgjegjësisë...

G Bani pranon se e goditi Gjestin: Jam mësuar të më preket imazhi

I tronditur nga situata dhe vendimi i Vëllait të Madh, G Bani dha një intervistë për “Fan Club”, disa minuta pas përjashtimit nga “BIg...

Lajme të tjera

Web TV