Vidhte në kisha e xhami, pranga hajdutit 21-vjeçar në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njofton se një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi vidhte objekte kulti, lokale dhe në qendrën shëndetësore.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Koplikut, 21-vjeçari me iniciale E. F., kishte vjedhur në Kishën Katolike sende që përdoren për kryerjen e meshave.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Gruemirë Çezme, kishte vjedhur në lokalin në pronësi të qytetarit me iniciale G. P., si dhe në fshatin Koplik i Sipërm kishte vjedhur xhaminë e fshatit ku kishte vjedhur një sasi vlere monetare rreth 10.000 lekë.

Gjatë momentit të arrestimit, 21-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sendet e vjedhura në këto tre objekte.

Gjithashtu nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të ndodhura në fshatin Koplik i Sipërm konkretisht:

Më datë 03.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje qendrën shëndetësore të këtij fshati.

Më datë 12.01.2020, në fshatin Koplik i Sipërm, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit R. N.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, policia vazhdon punën për zbulimin e ngjarjeve të tjera ku mund të jetë i implikuar 21-vjeçari.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV