Mirush Kabashi mposht sëmundjen e rëndë, fotografohet teksa shëtit në Tiranë me bashkëshorten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka qenë jo pak tronditës lajmi që aktori i madh i skenës shqiptare, Mirush Kabashi, kishte rreth dy vite që luftonte me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e dha një punonjëse spitali, e cila publikoi në maj të këtij viti një foto me aktorin e madh. Ata ndodheshin në ambientet e spitalit ku aktori ishte në një karrige me rrota.

Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë. Ajo që të bën përshtypje është fakti që aktori i madh, sot 72 vjeç, nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje, ai pozon duke buzëqeshur.

Por çfarë bëhet sot pas disa muajsh me të madhin Mirush Kabashi? Përgjigjen mund ta merrni nga kjo foto e bërë pak ditë më parë në rrugët e Tiranës nga paparazzi ynë. Siç mund ta shikoni nga fotoja, duket se shëndeti i aktorit është përmirësuar dukshëm.

I veshur sportiv, por i ndihmuar nga një shkop për të ecur. Kabashi është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Është me të vërtetë për t’u çuditur se si mund të strehohej një sëmundje në trupin e Kabashit.

Të gjithë e dimë se ai kishte pasion të madh sportin dhe sidomos notin. Si një durrsak ekselent, Kabashi ushtrohej vazhdimisht me not dhe ishte shumë në formë, madje në një formë të rrallë fizike krahasuar me moshatarët e tij.

Ne urojmë që i madhi Mirush Kabashi të shërohet plotësisht dhe të rikthehet në skenën e teatrit apo në kinematografi, aty ku ai na ka dhuruar personazhe të përkryera, që mbeten të përjetshme në memorien tonë. Kthehu shpejt mjeshtër! Ne të presim./Panoramaplus/

Lexo edhe :  U shkarkua nga dekriminalizimi/ Agim Kajmaku përfiton 30 mijë € dëmshpërblim nga KQZ

Të fundit

“Travel and Tour World”: Vizitoni vendpushimin luksoz përgjatë vijës bregdetare të Jonit

Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar...

1212 – Zjarri i Madh i Londrës që shkrumboi qytetin mesjetar

Në vitin 1212, Londra u përfshi nga një zjarr katastrofik, i cili konsiderohet një nga më të mëdhenjtë dhe më shkatërruesit në historinë e...

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake e financimit prej 30% nëse...

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

Lajme të tjera

Web TV