Nga Edison Ypi/ Leka Kulo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një dite të lodhshme gjatë së cilës nuk mundi të vidhte asnjë Lek dhe nuk arriti të lëpijë asnjë bythë, Leka Kulo u shtri të flinte. Në mendje i rrotulloheshin gjithë ato mendime për Shqipërinë, shqiptarët, hallet e tyre. Nisi të llafosej me veten;

Së bashku këtu, së bashku atje, së bashku kudo, bashkë në kafene, bashkë në supermaket, bashkë në Fejsbuk, në Insragram, në Internet. Por sa më tepër afroheni aq më tepër largoheni, aq më tepër ftoheni. Që ta ndreqni këtë gabim, futuni brenda brimës së bythës së njëri-tjetrit, dhe do rehatoheni.

Sistemi zgjedhor maxhoritar, ju sjell në Parlament banditët që votat i blejnë. Sistemi proporcional me listë që e bën Kryetari edhe ai e mbush Parlamentin me po ata dreqër. Duket si i pazgjidhshëm problemi me dy sisteme të kundërt dhe rezultat të njëjtë katastrofik. Por zgjidhje ka. Të thuhet, të shpallet, madje të bëhet ligj, se meritat në parti, në politikë, pushtet, dhe kudo gjetkë, të jenë proporcionale me kontributin në pare të thata që jep secili që aspiron karrierë dhe hajdutllëk, dhe kjo mesele merr fund.

Amerikën, Europën, lindjen, perëndimin, ambasadorët përkatës, ju i shani ose i lëvdoni, i bëni të mirë ose të këqij, në varësi si i ka hallet ky e ay, njëri e tjetri, partia e këtij e partia e atij. Nuk mund të vazhdoni kështu. Është e pahijshme, e padenjë, e turpshme. Me Amerikën, Europën, Rusinë, Kinën, botën, veproni si thoshit një herë e një kohë; në vend që të vinë tu pushtojnë dhe ta mbani ju botën me bukë, shpallini ju luftë botës, pushtojeni ju botën, tu mbajë bota me bukë ju, dhe bini rehat, kërcitjani gjumit, se boll u lodhët u bëtë telef.

Gazetat, televizionet, media juaj, janë ku thërret qameti, asgjë nuk shihet, kurrgjë nuk lexohet. Nuk mund të jetë ndryshe sa kohë nuk ju paguan gazeta juve që shkruani, por ju që shkruani paguani gazetën. Duket paradoks, por edhe kjo e ka një derman. Të marrin fund këto taksirate e këto dhimbje, të dalin bosët e medias ti thonë qartë dhe pa ekuivoke mixhlizit…llallallallalla. Që nuk do jetë zgjidhje. Por do mbeteni të kënaqur, se nuk do jenë të parat rrena që do besoni.

Librat janë të palexueshëm. Shkrimtarët, dhe në përgjithësi artistët, të gjithë hallin e kanë dhe gjithë kohës llomotisin, vetëm për të kap ndonjë lek duke mburrur veten. E bëjnë këtë turp ngaqë janë njerëz banalë pa asnjë talent që me Artin dhe Frymëzimin nuk i lidh asgjë. Sharlatanë që e kanë zgjedhur zhgarravitjen si mjet mbijetese. Edhe kësaj i bëhet. Të gjithë grafomamët, bashkë me mua Leka Kulon, të internohen në një vend të izoluar. Për shembull në ishullin e Sazanit. Ku shkarrashkruesit në fjalë pjesën e mbetur të jetës ta shtyjnë mes lepujve dhe gjarpërinjve duke lexuar këllirat e njëri-tjetrit.

Lexo edhe :  GJKKO rrëzon kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu do të qëndrojë në burg

Vendet e heroizmave historike, luftërave, kryengritjeve shqiptarët i kanë larg qëndrave të banuara, në mes të kurrkundit, ku nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhi kurrë kurgjë. Në alpet e veriut, mes maleve, në Strelcë, në Lenie, që i mbani për vende luftrash, edhe sot po të shkosh nuk takon këmbë njeriu, le më gjatë shekujve të kaluar. Kjo të bind se gjithçka historike me të cilat mburreni, madje vetë historia juaj, nuk kanë ekzistuar, janë sajesa frikacakësh në panik të përhershëm, justifikime qëniesh inferiore, pjella të imagjinatës burracake për ta mbajtur veten me gajret. Doni të bini rehat nga këta vampirë të së së kaluarës ? Hidhini në zjarr çifteliat. Grisini Epet. Harrojini legjendat, këngët, rapsodët me një sy, me dy sy, me pes sy, apo pa asnjë sy, krejt të verbër.

Argumentet që ju demokratët shqiptarë sillni për të provuar sa gabim e pat Çurçilli dhe Perëndimi që mbajtën anën e kurvit dhe jo të Mitat Frashërit, janë të gabuara. Unë Leka Kulo ju këshilloj të hiqni dorë nga insistimi për ta paraqitur Mitat Frashërin strateg lufte, diplomat, filozof. Mitat Frashëri nuk ishte për luftë. Mitat Frashëri ishte një idealist, një sentimental, një dashnor.

Ju të persekutuarit shqiptarë të kurvit që nuk mblidhni dot elektorat, partinë që është efektivisht më afër jush dhe halleve tuaja, edhe nuk e votoni, edhe ankoheni pse ajo parti nuk vjen në pushtet. Çudi si nuk e kuptoni se që të mbeteni të kënaqur, zgjidhja është më se e thjeshtë; Bëhuni çdo herë me atë parti që është në pushtet. Ja ku u çliruat edhe nga kjo torturë, që po të mos isha unë mendjendrituri Leka Kulo, do ta kishit vuajtur deri në varr.
Një herë e një kohë ankoheshit se ju bëheshin gratë kurva ngaqë hanit çdo darkë përshesh me kos.

Tani që hani mish e pilaf e tav dheje, prapë gratë ua dredhin. Për këtë hall kaq të madh unë vëllai juaj Leka Kulo që ju do të mirën, nuk e di çfarë këshille tu jap. Zgjidheni vet.
Kaq tha Leka Kulo, dhe heshti. Mbylli sytë dhe mbuloi kokën me jastëk me shpresë se do ta zinte gjumi dhe do shihte ëndërra të bukura me flamuj kuq e zi që i valavit era dhe shkaba dy-krenare që nxjerrin zjarr nga goja e lot nga sytë.

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV