Rreth 17 gazetarë dhanë dorëheqjen dhe shfaqën pamjet e një studioje bosh në edicionin e lajmeve, ndërkohë që shumë të tjerë janë duke dhënë dorëheqjen.
Me dhjetëra punonjës televizivë, duke filluar nga gazetarët e lajmeve e deri te teknikët e studiove, kanë dhënë dorëheqjen nga mediat shtetërore të Bjellorusisë.
Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, tha se personat në fjalë janë zëvendësuar menjëherë nga punonjës mediatikë rusë.
“I kërkova Rusisë të më japë disa gazetarë hua, për të mbuluar punën e presidentit e për të dhënë shembull se si bëhet puna e mirë. I njoh këta njerëz”, tha Lukashenko.
Një prej ish-gazetarëve rrëfen se ajo ishte vendi i punës që të jepte stabilitetin financiar. Por ti e pranon gënjeshtrën dhe duhet të vazhdosh punën.
Ndërkohë, me mijëra manifestues në Minsk, kanë protestuar kundër regjimit të presidentit Lukashenko, i cili e ka mbajtur pushtetin që nga viti 1994. Ru. Do/ Fjala