Greqi/ Ekzekutohet me 2 plumba në kokë shqiptari, detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 58 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë në Kavalla të Greqisë. Bëhet me dije se ai punonte në mbledhjen e ullinjve, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në parcelë nga pronari i tij.

Fillimisht pronari i tij ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar ambulancë. Por, mjekët kanë konstatuar se shqiptari ishte qëlluar dy herë me armë zjarri.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Kavallas, ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet me dije. Sipas njerëzve që e njihnin 58 vjeçarin shqiptar ai ishte një njeri i qetë dhe nuk kishte pasur konflikte me njeri.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Miliona dollarë borxhe? Të afërmit thonë se Justin Bieber është në krizë financiare

Justin Bieber po përballet me një periudhë të vështirë në jetën e tij, ndërsa burime pranë këngëtarit kanë shprehur...

Miratohet vendimi për pagesën e orëve shtesë në polici, lehtësira për efektivet shtatzëna

Qeveria ka miratuar vendimin për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk e kryejnë dot lejen vjetore të tyre për shkak të detyrave, u...

Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë!

100 mld lekë mallra “Made in Albania” shitën bizneset në 3 muajve të parë të vitit në rajon, Europë edhe më gjerë. Duke dhënë...

BE do fillojë tarifat hakmarrëse? Meloni në Shtëpinë e Bardhë: Jam këtu për marrëveshje!

Kryeministrja e Italisë dhe presidenti i SHBA mbajtën këtë të enjte mbrëma një takim që duket se ka nisur me nota shumë pozitive dhe...

Atentat në Lezhë, vritet brenda lokalit të tij babai i Roan Brahimit

Mbrëmjen e sotme një atentat ka ndodhur në fshatin Pllanë të Lezhës. Mësohet se mbeti i vrarë me armë zjarri Gjovalin Prendi, babai...

Lajme të tjera

Web TV