OBSH: Asnjë provë që trajtimi me plazmë për pacientët me COV*ID-19 funksionon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se trajtimi me plazmë nga të shëruarit me COVID-19 për të ndihmuar në mjekimin e pacientëve të infektuar konsiderohet akoma si një terapi eksperimentale dhe shprehu shqetësime se trajtimi që po bëhët në SHBA do të pengojë studimet zyrtare të shkencëtarëve.

Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve autorizoi trajtimin, që ndryshe quhet si “përdorimi urgjent” i trajtimit nën fuqitë e tij të veçanta për të përshpejtuar disponueshmërinë e barnave premtuese eksperimentale gjatë një krize të shëndetit publik.

Deri më tani, “Rezultatet nuk janë përfundimtare”, ka thënë shkencëtarja kryesore e OBSH, Dr. Soumya Swaminathan, gjatë një konference për shtyp.

“Për momentin, nuk kemi prova të mjaftushme se funksionon”, shpjegoi ajo. Plazma konvaleshente është një trajtim shekullor që është përdorur për të luftuar gripin dhe fruthin përpara se të dilte vaksina dhe është përdorur gjithashtu edhe gjatë shpërthimit të Ebolës në vitet e fundit. Në momentin që trupi përballet me një mikrob, ai prodhon një proteinë që quhet antitrup dhe është i specializuar për të luftuar infeksionin. Antitrupat gjenden në plazmën e gjakut, e cila mblidhet nga të shëruarit me COVID-19 për t’ia dhënë pacientëve të infektuar.

Swamina tha se OBSH e konsideron trajtimin me plazëm si një terapi eksperimentale dhe se është e vështirë që të standarizohet: “Plazma duhet marrë individualisht dhe të gjithë prodhojnë nivele të ndryshme antitrupash”, është shprehur ajo. Ru. Do/ Fjala

Të fundit

Hamasi pranon armëpushimin, Izraeli ende pa vendim: Plani i ndërmjetësuesve

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje...

Protestat zgjerohen, Vuçiqi kërcënon

"Pas valës së protestave antiqeveritare në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se do të ketë një goditje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ata...

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesor sot

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Nuk ka asnjë rikuperim, eksportet reale ranë me 7.4% për janar-korrik

Në pjesën e parë të këtij viti u duk se eksportet po rikuperoheshin, pas tendencës rënëse të dy viteve të kaluara. Të dhënat zyrtare treguan se...

Myslim Murrizi paralajmëron tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën

Më sytë nga SPAK dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e deputetit, Myslim Murrizi  paralajmëron  zhvillime te forta...

Lajme të tjera

Web TV